Published On: 19 Maj, 2017

Kryemadhi sfidon Ramën e Bashën: Motorët e LSI janë ndezur!

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një statusi në Facebook ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha dhe heqjen e çadrës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Kryemadhi shkruan se tani e sheh “lojën” më të bukur dhe shprehet pozitive për marrëveshjen ndryshe nga Vasili.

Kryemadhi shkruan se tani që të gjithë lojtarët janë në fushë, legjitimiteti i zgjedhjeve do të ravijëzojë LSI-në forcë të parë. Ajo thekson se tashmë motorët janë ndezur.

“Mirëmëngjes miq!

Sot Shqipëria është më e qetë!

Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqenie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël”, -shkruan Kryemadhi

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...