Published On: 6 Korrik, 2017

Kryediplomati britanik: Kina të bëjë presion mbi Korenë e Veriut

  • Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se prova raketore e Koresë së Veriut ishte “e pamatur” dhe “e paligjshme”.

Phenjani ka kryer të martën testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale.

Duke folur për BBC-në, Johnson tha se është e rëndësishme që bota të ngrihet së bashku kundër veprimeve të Phenjanit.

“Ajo çfarë po bëjnë verikoreanët është e pamatur, e pambrojtur, në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara”, tha Johnson.

“Është e rëndësishme që vendi me lidhjen më të drejtpërdrejtë ekonomike me Korenë e Veriut – Kina – të bëjë presion”, shtoi Johnson.

Komentet e tij vijnë disa orë pasi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, tha se SHBA do të përdorë “forcë të konsiderueshme ushtarake” në Korenë e Veriut, nëse “i duhet”.

Duke folur në Këshill të Sigurimit, Haley tha se testi paraqet “përshkallëzim ushtarak” dhe po ashtu kërcënoi me kufizime tregtare.

Rusia, në anën tjetër, e dënoi veprimin e Koresë së Veriut, por tha se kundërshton sanksionet e reja ose përdorimin e forcës kundër Phenjanit.

Lëshimi i raketës të martën është i fundit në një seri testesh që ka kryer Koreja e Veriut.

Ekspertët besojnë se arma e Koresë Veriore mund të arrijë Alaskën, por nuk besojnë se Veriu ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...