Published On: 18 Qershor, 2017

Kriza politike paszgjedhore

Ende pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, partitë dhe koalicionet parazgjedhore kanë nisur të flasin se kush do të mund ta bëjë qeverinë e ardhshme bazuar në rezultatet zgjedhore.Krejt kjo situatë po krijohet për faktin se kushtetuta nuk e thotë qartë se si mund të rregullohet kjo situatë kur e kemi një subjekt ose koalicion fitues i cili nuk mund ta bëjë qeverinë në mungesë të numrave.Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është futur në tri palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Më 2010, 2014 dhe në zgjedhjet e së dielës së kaluar.

Krizë të theksuar politike në vend kishte sidomos në zgjedhjet e vitit 2014, kur vendi u përball me ngërç politik për shkak të barrikadimit të subjekteve politike me qëndrime kundër njëra tjetrës.Pas 6 muajsh pritje Gjykata Kushtetuese dha interpretimin e saj duke zhbllokuar situatën.Por a mund të përballet Kosova sërish më telashe të njëjta politike e kushtetuese. Profesori i drejtësisë Vigan Qorrolli dhe ish këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Adrian Prenkaj thonë se kjo nuk mund të ndodhë pasi që sipas tyre gjithçka është e qartë.Profesori universitar, Vigan Qorrolli, thotë se për t`ju shmangur situatave të krizës politike sa herë që ka zgjedhje, duhet të ndodhë amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës.Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit koalicioni i PAN ka marrë më së shumti vota, dhe me kushtetutë i takon që të mbledhë 61 nënshkrimet e nevojshme për ta bërë qeverinë.Në anën tjetër, janë shtuar edhe përpjekjet e partisë së dytë të dalë nga këto zgjedhje, Vetëvendosjes, që të mbledhë votat e nevojshme për ta bërë qeverinë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...