Published On: 26 Prill, 2017

Krijuesi i internetit modern i shqetësuar për përhapjen e lajmeve të rreme

  • Zbuluesi i faqeve në internet (World Wide Web) që i përdorim posa të hapim internetin, Tim Berners-Lee, tha se ndikimi i informacioneve të rreme në internet është shqetësues dhe zbuloi planet për të luftuar marketingun joetik politik, raporton Independent.

Shkencëtari britanik pikërisht 28 vjet pas shpikjes së tij, tha se teknologjia e re është bërë alarmante.

Në një letër të hapur, 61-vjeçari ka thënë se keqpërdorimi i të dhënave ka krijuar efekt frikësues mbi lirinë e shprehjes dhe paralajmëroi që pikat e verbëra në internet, të cilat, sipas tij, “e prishin” demokracinë.

Problemi kryesor, shkruan ai, është se shumica e njerëzve gjejnë një “grusht” të lajmeve dhe informacionit të tyre përmes rrjeteve sociale dhe motorët e kërkimit të ngjashëm, të cilat paguhen çdo herë kur dikush klikon në link.

“Rezultati përfundimtar është se pastaj ai link na tregon përmbajtjen të cilën nësë e klikojmë duhet ta paguajmë. Ndonjëherë kjo është dezinformatë apo lajm i rremë, e që është e habitshme dhe tronditëse”, tha ai.

Sipas tij, ky problem krijon një presion të frikshëm mbi lirinë e fjalës dhe e pengon web-in si një hapësirë për tema të rëndësishme, të tilla si problemet shëndetësore, seksualitetin apo fenë.

Tim Berners-Lee ka kritikuar politikanët se përdorin votuesit duke përdorur “algoritme të sofistikuara”. Ai i bëri thirrje njerëzve në mbarë botën, si dhe përfaqësuesve të Google dhe Facebook për të rritur përpjekjet në luftimin e lajmeve të rreme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...