Published On: 8 Janar, 2017

Krerët hafije të LPK-së, robër të SHISH-it dhe të UDB-së

  • Serbia pushtuese e Millosheviçit, e trimëruar nga lufta masakruese në Bosnje, shtoi dozën e provokimeve për luftë kundër Kosovës, me një skenar të gatshëm, të huazuar nga Greqia në Çamëri, shpopullimin e dhunshëm të Kosovës. 

  • Krimi i organizuar dhe korrupsioni – gangrenë e Kosovës
  • SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Krimi i organizuar, Korrupsioni dhe Demarkacioni, padyshim, kanë qenë sfidat më të mëdha për Kosovën edhe gjatë vitit që lamë pas, 2016. Sfida e parë, krimi i organizuar politik – vrastar dhe ekonomik, korrupsioni, thënë shqip – hajnia zyrtare është e vjetër, e filluar në prag lufte, e vazhduar gjatë dhe pas luftës.

     Si dhe pse nismoi krimi i organizuar dhe pse mbijeton, nuk mbaron?!

Kjo pyetje-dilemë vazhdon të përsëritët ndër vite, madje, jo pa habi! Sepse, në vend të ndëshkimit, cinikisht e kriminalisht, është shpërblyer, në mënyrën më unike, për të gjitha vendet dhe kohërat, duke i poshtëruar shqiptarët si komb dhe duke e turpëruar Evropën dhe botën, përkatësisht, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, të angazhuara për siguri e ligj në Kosovën tonë.

          Urtësia proverbiale e Rugovës, fat për Kosovën

Serbia pushtuese e Millosheviçit, e trimëruar nga lufta masakruese në Bosnje, shtoi dozën e provokimeve për luftë kundër Kosovës, me një skenar të gatshëm, të huazuar nga Greqia në Çamëri, shpopullimin e dhunshëm të Kosovës. Por, ishte urtësia proverbiale e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, edhe pse mendoi dhe përgaditej për luftë të mundshme me Serbinë, qysh në nismë të viteve ` 90-a, në pajtim me miqtë amerikanë, duke llogaritur raportin e forcave, i shmangej konfrontimit të parakohëshëm. Ai dhe LDK-ja, si lëvizje popullore e masive, mirë e organizuar, vepronte, në vijimësi, për ta bindur dhe nxitur Evropën dhe botën demokratike, për ta frenuar revanshizmin, në rritje, të Serbisë agresore.

“Të mbrohet pragu i shtëpisë”-, ishte porosia – kushtrim e Presidentit Rugova, në nëntor 1997, me rastin e një sulmi të policisë në Familjen e Shaban Jasharit. Celulat e çetave guerile, kryesisht, luftëtarë të LDK-së, në Dukagjin, Drenicë dhe LLap, të përfaqësuar, përkatësisht, nga kryeçetanikët: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, aktivizohen për rezistencë, mbrojtje të armatosur.

          Shkelja e Marrëveshjes të Osllos, tradhti ndaj Kosovës

Ndërkohë, ushtarakët profesionistë, të ikur nga Armata Jugosllave, të strehuar në Shqipëri dhe Evropë, intensifikojnë përgaditjet për luftë çlirimtare. Në kryeqytetin norvegjez, Osllo, u organizua një takim dhe u bë një marrëveshje për unitet veprimi të palëve në kundërthënie, pra, krahut institucional, të përfaqësuar nga LDK-ja dhe ekstrimit të majtë, LPK-së.

Si garantues i kësaj marrëveshjeje ishte Adem Demaçi, i cili, me zikzakët hileqare, hipokrite e ideologjike, e degradoi dhe e braktisi turpshëm. Veprimet përçarëse, në vijimësi, heshtja aprovuese e vrasjeve politike, e leckosën simbolin e rezistencës së dikurshme, e baltosën dhe e kthyen në hiç. Në këtë llumhane ideologjike e pasuan Demaçin edhe shumë ish të dënuar politikë, robër të ideologjisë staliniste, duke e vënë në dyshim edhe angazhimin fillestar politik të tyre. Të joshur pas posteve, u bënë rregëzinë e halabakëve të LPK-së të Mërgatës, disa syrësh hafije të Sigurimit jugosllav dhe shqiptar – njëherësh.

          Krerët hafije të LPK-së, robër të SHISH-it dhe të UDB-së

Krerët hafije të LPK-së, robër të Sigurimeve sekrete të cituara, morën urdhër për sabotimin e organizimit institucional të luftës çlirimtare. Të instruktuar nga garda pushtetare social-komuniste, e cila, pas përkalljes dhe përgjakjes të Shqipërisë, e prirë nga: presidenti Rexhep Mejdani, kryeministri Fatos Nano, (ky fundit u tërhoq shpejt nga intrigat, duke i konsideruar si njerëz pa vlerë e moral krerët e LPK-së), kryeparlamentari Skënder Gjinushi, ministri i jashtëm – Pakal Milo, stalinisti Ilir Meta, kreu i SHISH-it Fatos Klosi, me bandën e gjeneralëve ushtarakë, kishte hypur në kupolë të shtetit; pushtuan Redaksinë e Lajmeve për Kosovën, pranë Radio-Televizionit Shqiptar dhe filluan lehjet pa cenzurë. Pushtuesi u harrua, duke u zëvendësua me me anatemimin, mallkimin e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës. SHQIPTARI.eu

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...