Published On: 20 Tetor, 2016

Krasniqi përgënjeshtron këshilltarin e Isës: Nuk jemi takuar asnjëherë fshehurazi me LDK-në!

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka përgënjeshtruar deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, i cili mbrëmë në një emision televiziv tha se LDK-ja është takuar fshehurazi me VV-në.

E një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht, zëdhënësi i VV-së për “Gazeta Blic”

“Një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mban me askënd takime të fshehta. Takimet tona janë publike, Me LDK-në nuk jemi duke u takuar as privatisht e as publikisht, dhe kjo gjë dihet”, tha Krasniqi.

Përveç kësaj, ai ka mohuar se do të ndodh ndonjë takim i asaj natyre me LDK-në apo me ndonjë parti tjetër.

“Nuk e di nëse në LDK, Isa Mustafa apo dikush tjetër i shtynë anëtarësinë të mendojnë si ta. Por ajo që është e rëndësishme këtu, është fakti që as nuk jemi takuar e as nuk takohemi fshehtas me LDK”, tha Krasniqi, duke shtuar se “deklarata të tilla nuk ia vlen as të komentohen, marrë parasysh dashakeqësinë.”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...