Published On: 3 Nëntor, 2016

Krasniqi: Ku duhet kërkuar zgjidhja, nëse jo në zgjedhje?

Pas zhvillimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pyetur se a duhet kërkuar zgjidhja në zgjedhje, në nënshtrim apo në ikje.

Krasniqi këtë vlerësim e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Kush e di kur institucionet e shtetit kanë rënë në kolaps, cila është zgjidhja? Ne demokraci funksionale, në raste të tilla zgjidhja kërkohet në zgjedhje. Në demokraci jo funksionale, ku kapja e shtetit bëhet kulturë, zgjedhja është – vazhdimi i agonisë! Kjo është duke ndodhur tek ne.

Qeveria që një vit e sa nuk po mund t’i realizojë dy marrëveshje te nënshkruara: njërën në Vjenë (demarkacionin) e tjetrën në Bruksel (asociacionin), qytetarët po i ikin, investime e zhvillim nuk ka dhe këta tipa vazhdojnë të prrallisinë: ‘Zgjedhjet nuk janë zgjidhje’?!

Atëherë kush e dinë: Ku duhet kërkuar zgjidhja nëse jo në zgjedhje? Në nënshtrim apo në ikje!”, ka shkruar ai.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...