Published On: 14 Qershor, 2017

Krasniqi: Koketimi dhe vëllazërimi i figurave kryesore të LDK-së me eksponentë të lartë të SHIK-ut ia solli humbjen

 

Publicisti dhe shkrimtari Sefedin Krasniqi për gazetën Shqiptari.eu zbulon disa nga shkaqet e humbjes së thellë të LDK-së, edhe pse ishte në koalicion me disa parti politike.

LDK-ja, arriti ti fitojë afër 26 % të votave në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, sipas rezultateve paraprake, duke siguruar së bashku 30 deputetë, por ende nuk dihet sa vende i kanë fituar aleatët e saj.

Publicisti Krasniqi, i cili shquhet për qëndrim racional politik, dhe gjurmues edhe i konfliktit të brendshëm politik, të shkaktuar nga e majta, që çoi në vrasjen e disa figurave të shquara kombëtare, si kolonel Ahmet Krasniqit, Ministër i Luftës, për afrimin e ndriçimit të së cilës vrasje ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, në lidhje me humbjen e LDK-së, i argumenton disa faktorë.

 

Kolltuku dhe privilegjet e tij

Si njërin nga faktorët kyç për këtë humbje, Krasniqi numëron nënshtrimin ndaj faktorit ndërkombëtar nga udhëheqësit e LDK-së për të hyrë në koalicion me PDK-në, e akuzuar se njerëz kyç të saj kishin organizuar vrasjet politike.

“Shkaqet që sollën humbjen e LDK-së janë disa: nënshtrimi i lidershipit të saj para faktorit ndërkombëtar për një aleancë të panatyrshme me PDK-në, të cilën çdo ditë, me të drejtë e akuzonte për vrasje të njerezve më të devotshëm të LDK-së”, thotë ai.

Krasniqi numëron disa shkaqe të tjera, që po ashtu zhvlerësuan këtë parti. “Dëshira e disa politikanëve të LDK-së të ruaj me çdo kusht privilegjet e  kulltukut qeverisës. Eliminimi i krahut të vërtetë të luftës brenda LDK-së, për të qenë mirë me krahun e kriminelëve Enveristë të LPK-së, të shndërruar në demokratë të rrejshëm. Eliminimi i krahut nacionalist të LDK-së të cilët Rugova i ruante dhe i mbante me këmbë në tokë”, vlerëson ai, se janë disa faktorë po shtu kyç, që çuan në dështim.

Tkurrje votash, sipas publicistit Krasniqi, janë edhe “eliminimi i figurave më të denja siç janë të anëtarëve të LDK-së që përfaqësohen nga Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, etj”.

Një shkak tjetër, që pak kush e pohon, që gjithashtu ka ndikuar në humbjen e besimit tek idershipi i saj janë raportet e ndjeshme të disa figurave të LDK-së me SHIK-un. “Shkaku më drastik është koketimi e në disa raste vëllazërimi i disa figurave kryesore të LDK-së me eksponentë të lartë të SHIK-ut”, thotë ai.

Nga krejt kjo që e thash më lartë, në mënyrë drastike ka ndikuar logjika perjashtuese e LDK-së ndaj figurave që kanë guxuar ta thonë të vertetën duke u bërë zëra opozitar brenda vetë LDK-së.

Cila është zgjidhja?

“Po, e vetmja rrugë që do t’i vinte gjërat në vend, do t’ishin zgjedhjet partiake. Isa Mustafa, vullnetarisht, do të duhej t’ia bej këtë shërbim LDK -së. Por, këto zgjedhje duhet vërtetë të jenë demokratike”, thotë Krasniqi duke ofruar edhe një shtegdalje nga situata e rëndë e humbjes.

Sikur të isha personi që do të mund të vendoste, në emër të LDK-së, nuk do të bëja koalicion as me PAN-in, as me VV-në. Paraprakisht, do të ndahesha, shumë miqësisht, me partënerët e koalicionit duke i falenderuar dhe deri në zgjedhjet komunale, lidershipi i ri i LDK-së të punojë në konsilidimin e partisë duke i ftuar të gjithë ish anëtarët e LDK-së, që i përmenda më lartë. Do ta lija Ramushin ose Albinin ta formonte qeverinë me serbët. Në ditën e inaugurimit, do t’i gjuaja me vezë, sidomos Albinin, si kadidat për kryeminister i ardhur nga një lëvizje e majtë anarkiste”, thotë Krasniqi.

LDK-JA,  “gruaja e të gjithëve”

Krasniqi vazhdon edhe me dhënien e disa ideve të tjera, për ta nxjerrë LDK-në, nga kjo gjendje disfatiste.

“Nga ana tjetër do ta përjashtoja nga partia çdo deputet që do të tradhëtonte për të përmirësuar bindjen publike se LDK-së nuk i besohet. Edhe për këtë bindje në opinion, se LDK-së nuk i besohet, është fajtore LDK sepse, që nga vdekja e Rugovës, është bërë sikur “grua e të gjithëve”. LDK duhet të bëj gjithçka që anëtari i saj të ndihet krenar që është anëtar i saj.

LDK-së nuk i beson më askush sa herë të paraqitet si parti e shantazhuar nga SHIK-u, sepse gati tri vite MPB-në e ka udhëhequr vetë LDK-ja, si dhe qeverinë e KS. Por, dy gjëra s’do t’i bëja në asnjë mënyrë.

  1. Në asnjë mënyrë me PAN-in, si koalicion.
  2. Do t’i njoftoja ambasadorët e të gjitha shteteve perëndimore, se LDK-ja nuk do të pranojë më të jetë gjithmonë ajo që duhet të përkulet para çdo faktori ndërkombëtar sepse paska detyrime historike për ruajtjen dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës duke sakrifikuar vetë LDK-në”, përfundon Krasniqi. SHQIPTARI.eu
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...