Published On: 17 Qershor, 2017

KQZ vendos t’i rinumërojë 115 kuti të votimit në komuna të ndryshme

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta bëjë rinumërimin e 115 kutive të votimit, apo të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se rinumërimi vjen për shkak të mospërputhjeve të evidentuara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas këtyre burimeve, një ditë me herët QNR-ja ka rinumëruar 30 kuti votimi (vendvotime).

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tyre ka nxjerr një analizë preliminare të fletëvotimeve të pavlefshme.

Gazeta Express nga burime brenda këtij komisioni merr vesh se nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme (518 në total) në vendvotimet e rinumëruara (30 vendvotime) është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim.

Sipas KQZ-së, në 205 raste, janë shënuar më shume se një subjekt politik, kurse në 250 raste është gjetur se votuesi ka harruar të shënojë subjektin politik, pra ka shënuar vetëm kandidatet.

Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht (62 raste).

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...