Published On: 30 Prill, 2017

KQZ-ja po përgatitjet për zgjedhjet të jashtëzakonshme, e qartë se po prishet koalicioni!

Ndonëse deklarimet e shumë deputetëve dhe politikanëve të pozitës e opozitës po flasin për zgjedhje të parakohshme ende asnjë nga drejtuesit e partive politike që janë në koalicion qeverisës nuk e kanë bërë zyrtare faktin se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Por një tender i Komisionit Qendror Zgjedhor institucioni që organizon procesin zgjedhor ka vënë në pah faktin se zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin shumë shpejt.

Në një njoftim për dhënien e kontratës të KQZ-së i publikuar të premten shihet se KQZ-ja tashmë ka bërë furnizim me zarfe dhe shtypje të aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

Kontrata me kompanisë “Office Printy” pritet të nënshkruhet me 11 maj dhe ka një kosto prej 2 mijë e 320 eurove, raporton Insjaderi.

Ndryshe partnerët e koalicionit priten që ta sjellin në Kuvend marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi i cili u kundërshtua që një vit nga opozita. Kadri Veseli kryetari i PDK-së ka thënë se nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa partitë opozitare tashmë kanë nisur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...