Published On: 19 Qershor, 2017

KQZ: Do të rinumërohen edhe 12 % e votave

  • Edhe 280 kuti tjera të votimit do të rinumërohen. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Qendrës së Votimit të Rezultateve disa prej këtyre kutive të votimit do të futen në rinumërim të pjesshëm.

Ky vendim i KQZ-se vjen pas rekomandimit te QNR-se se këto kuti nuk kane mundur te procedohen tutje.

Pas këtij vendimi numri i përgjithshëm i kutive të votimit që i nënshtrohen rinumërimit deri me tani është 425, apo afër 20 % të vendvotimeve.  Me herët janë rinumëruar 145 kuti te votimit, apo rreth 6 %.

Prej tyre disa ishin në rinumërim të pjesshëm, ndërsa, 130 më rinumërim të plotë. Rinumërimi i tyre do të bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Ndërkohë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sqaruar se të gjithë rezultatet që po publikohen nëpër media rreth deputetëve, nuk janë informacione që kanë dalur nga KQZ’ja.

Për publikimin e rezultateve nga ky komision, ajo ka thënë se ka procese që duhet të kalohen deri në certifikimin e tyre. Ajo ka thënë se sapo të përfundohen proceset, do të shpallen rezultatet zyrtare, shkruan gazetametro.net.

‘KQZ akoma nuk ka shpallur rezultatet, as nuk jemi në proces te certifikimit. Pasi kjo do të vije pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht, votave prej listave të personave me nevoja të veçanta’, ka thënë Daka. Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor. /GazetaExpress/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...