Published On: 16 Korrik, 2017

Kosovari vret bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij në Gjermani

Një burrë 52-vjeçar nga Kosova ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçe, dhe të dashurin e bijës së tij, duke i lënë të vdekur ata. Ngjarja ka ndodhur në Nurentingen të Gjermanisë.

Kryesi i krimit është arrestuar në vendngjarje dhe do të dalë para gjykatësit të dielën, raporton gazeta gjermane Bild.

Para vrasjes së dyfishtë, kishte filluar një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia, transmeton insajderi.com

Në orën 22:30 të së shtunës, ai ishte kthyer në shtëpi, duke hyrë së pari në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, bija e tij dhe i dashuri i saj gjithashtu ishin në apartament.

Vajza po tentonte ta ndalonte babanë e saj në derën e shtëpisë së tyre. Më pas 52-vjeçari kishte nxjerr armën dhe kishte shtënë. Ai vrau gruan e tij dhe të dashurin e bijës së tij.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...