Bota Lajmi Levizes

Kosovari që jeton afër ndërtesës së djegur në Londër, rrëfen tmerrin (Video/Foto)

Banorët e Notting Hill të Londrës nga mbrëmë janë tmerruar nga zjarri që përfshiu një ndërtesë të lartë 27 katëshe, ku jetonin rreth 600 njerëz.

E në afërsi të kësaj ndërtese ku dyshohet se ka edhe të vdekur, jeton një kosovar. Ai ka rrëfyer për Indeksonline ngjarjen e mbrëmshme.

“Unë jetoj 50 metra afër ndërtesës. Gjithçka filloi mbrëmë rreth orës 00:50, një herë zjarri ishte i vogël, por ngadalë mori hov dhe përfshiu tërë objektin. Banorët ishin të tmerruar, as nuk mund të dilnin nga ndërtesa shkaku i tymit të madh. Disa banorë dilnin nëpër ballkone dhe kërkonin ndihmë nga zjarrfikësit, pasi ishin ngujuar brenda. Ishte e tmerrshme”, ka thënë ky qytetar për Indeksonline.

Sipas tij, në qytet po flitet se ka shumë të vdekur, por se ende nuk ka ndonjë shifër zyrtare.

Ai ka thënë se sipas dëshmitarëve, shkak i zjarrit ka qenë eksplodimi i një frigoriferi në njërën nga banesat.

Ndërkaq, sipas medieve botërore, banorët u zgjuan nga gjumi nga era e plastikës së djegur që shkaktoi zjarri,derisa ekipet e zjarrfikësve po punojnë ende që ta shuajnë zjarrin dhe të shpëtojnë qindra banorë që kanë mbetur të ngujuar brenda.

Mediat britanike raportuan sot se alarmi i zjarrit në këtë ndërtesë nuk kishte alarmuar fare banorët për shpërthimin e zjarrit, që gjë bëri që ata mos të kenë kohë të dalin jashtë. /Indeksonline/

 

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *