Published On: 1 Gusht, 2017

Kosovari i diasporës akuzon Komunën e Prishtinës: Pagova pesë herë më shtrenjtë (FOTO)

  • Një qytetar kosovar që jeton në diasporë e ka akuzuar Komunën e Prishtinës se po përdorë standarde të dyfishta vetëm pse nuk jeton këtu.

Qytetetari që po kalon pushimet në Prishtinë, ka dërguar një dëshmi të fletëpagesës të cilën e ka paguar pesë fish më shtrenjt sesa një qytetar që jeton në Kosovë në një nga qendrat e mjeksisë familjare në Prishtinë.

“Të nderuar, sot kam shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Prishtinë për tu kontrolluar dhe sapo jam paraqitur në sprtel, punonjësja më ka pyetur se ku jetoj. Kur i kam treguar që jetoj në Londër, më tha se për neve që jetojmë jashtë çmimi është pesë euro, ndërsa për qytetarët e Kosovës kushton një euro. Unë nuk e kuptoj pse ky diskriminim. Edhe ne I paguajmë gjitha taksat këtu sikur qytetarët tjerë. Kryetari I Prishtinës vazhdimisht flet për ofrimin ë shërbimeve për diasporën e anën tjetër na zhvat”, ka treguar qytetari i cila ka dashur të mbestet anonim.

Më poshtë mund të shihni fletëpagesën me çmim prej pesë euro për një shërbim që qytetarët e Kosovës e paguajnë një euro./Indeksonline/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...