Published On: 7 Korrik, 2017

KOSOVA S’KA TEKST TË HIMNIT, KURSE SHQIPËRIA S’E KA AS HIMNIN

Shkruan: Dr.Ag Apolloni

Kosova ka një himn. Tekst nuk ka, por muzikën e ka origjinale. Shqipëria ka një himn, por edhe tekstin, edhe muzikën i ka rumune.
Nga librat e autorëve rumunë që kam lexuar, e kam kuptuar që Asdreni (ashtu si edhe Lasgushi) ka marrë vargje të shumta nga poezitë rumune (tituj, vargje, strofa) dhe e ka modernizuar letërsine shqipe. Si letërsi, kjo mund të shihet si intertekst, por kur bëhet fjalë për “Himnin e Flamurit” si himn zyrtar kjo kalon në dicka si “vjedhje shtetërore”. Shteti e ka marrë me vetëdije muzikën e kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu-t, kurse Asdreni e ka përkthyer dhe përshtatur me vetëdije (ndoshta edhe me kërkesë të Ismail Qemalit) kantikun e autorit rumun Andrei Bârseanu, që në Rumani po ashtu ishte shkruar për muzikën e Porumbescu-t. Në fakt, Asdreni këtu nuk mund të fajësohet, pasi ai e botoi thjesht si eksperiment (përshtatje/përkthim) me titullin “Betimi mi flamur”, në revistën “Liri e Shqipërisë” (1912) dhe kur pa që ajo poezi u bë aq e famshme dhe u kërkua të zyrtarizohet si himn kombëtar, s’mundi ta kundërshtojë dëshirën e një kombi. Ai, me gjasë, do të ketë menduar “meqë po e doni këtë tekst, atëherë merreni edhe muzikën (rumune)!”.

Një shkrim i sivjetëm në një portal rumun, jo pa ironi, shpreh pendimin e rumunëve që s’u kujtuan ta shpallnin himn kombëtar kantikun aq popullor të Andrei Bârseanu-t, para se ta përvetësonin shqiptarët.

KANTIKU RUMUN
(Titulli: Në flamurin tonë është shkruar bashkimi)

Në duar armët ne i mbajmë
Për ta mbrojt’ vendin tonë të shtrenjtë
Drejtësia është zonja e tij,
Dhe Perëndia është e vërteta e shenjtë.

Zoti në librin e përjetësisë e ka thënë
Se vende dhe kombe do të zhduken
Por Romania jonë krenare
do të lulëzojë përjetë.

HIMNI SHQIPTAR
(Titulli: Himni i flamurit.)

Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vend.

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

Ndoshta do të ishte mirë që Shqipëria të hapë një konkurs për himnin e saj. Nuk ka kuptim që shqiptarët të qëndrojnë gatitu dhe ta këndojnë me krenari kombëtare këngën rumune, apo jo?

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...