Published On: 15 Korrik, 2017

Kosova po përjeton krizë ekzistenciale?!

 

Nga Skënder MULLIQI

   Mbarë shoqëria qe shumë kohë po përballet me agoninë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Aktivistët partiakë nuk po pritojnë në kohë zgjedhjesh të vrapojnë pas vote duke premtuar shumë e për të realizuar pak kërkesat e qytetarëve të lodhur. Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet, të cilat i lam mbrapa. Nuk ka njeriu çka fletë shumë për zgjedhjet e deritashme, veq se ato ishin mirë të shminkuara. Gjendja vazhdon të jetë jo e mirë, me plotë probleme të pa zgjidhura të premtuara nga partitë politike në kohë të fushatave. Jemi duke përjetuar përulje sociale e nacionale, jemi duke u përballur me papunësi enorme dhe me mjerim social, e me të këqijat më të mëdha të pas luftës siq janë krimi i organizuar dhe korrupcioni. Të gjitha keto dhe shumë dukuri të tjera të cilat e kan goditur Kosovën janë “dhuratë” nga mafiozet në pushtet. Pushtetet e pas luftës kurrë nuk u ballafaquën më realitetin , kurrë nuk punuan kunder mjerimit social , kurrë  nuk u interesuan për të rinjet tanë që ata të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike të vendit.Kurrë nuk u interesuan që të hapën vende te reja të punës dhe as që u interesuan për rritje të mirëqeqenjës së përgjithshme . Gjithnjë e më shumë Kosovën kjo kastë politike  po e shendrrojnë ne Banana Republikë .Kosova po përjeton krizën ekzistenciale , e cila krizë nuk po dihet së deri ku e ka kufirin .Nuk kemi në pushtet njerëz elitar, njerëz të cilët din dhe dojnë ti qojnë proceset përpara.E kan kapur shtetin njerëzit narcisoid, profiterët politikë dhe profiterët ekonomik  . Këta nuk e din dhe as nuk deshirojnë më e ditë deri ku është kufiri i të keqës.Aktet kriminale dhe aktet e korrupcionit  nuk u ndalen krejt pas luftën, të cilat akte e zvetnuan  shumë imazhin e Kosovës në botë.Shumica e qytetarëve  e kan humbur besimin në këtë politikan dhe në partitë të cilat e udhëhoqën deri më tash shtetin .Nu po iu besojne ideve të tyre , nuk po iu besojnë më  mashtrimeve dhe manipulimeve, më të cilat  po shërbehen .Këta krijuan parajsë për familjët e tyre , për miqët dhe për militantët partiakë.Krijuan pasqyrë të rreme para qytetarëve së nuk bën dhe nuk punohet ndryshe për Kosovën.Partitë kryesore  politike edhe pushteti  nuk paten shumë dallime kur është në pyetje klientelizmi .Partitë bënë  që pushtetet të ndihen të pa mposhtura. Qasja dhe ndijesia  e qytetarëve duhet ndryshuar në mënyrë që Republika të çlirohet nga këta  uzurpatorë të tipit  mafioz…

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...