Published On: 25 Nëntor, 2016

Kosova përballet me bilanc tejet negativ tregtar

Kosova përballet me bilanc tejet negativ tregtar, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të prodhuesve në Kosovë, por edhe për shkak të barrierave të shumta me të cilat përballen eksportuesit nga Kosova.

Se sa janë të favorshme politikat e Kosovës për fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë dhe nxitjen e eksporteve, cilat janë planet afatshkurta të institucioneve, sa shfrytëzohen marrëveshjet për tregti të lirë nga ana e kompanive prodhuese, çfarë masash ndërmerren nga ana e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e barrierave në eksport, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon organizon tryezën me titull “Eksportet e Kosovës – Mundësitë dhe Pengesat”.

Përgjigjet në pyetjet e mësipërme do të jepen nga Mërgim Prishtina, kryesues i Komitetit të Prodhuesve të Odës Amerikane, Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, Sytrime Dërvisholli, udhëheqëse e Departamentit për Tregti në MTI, Ruzhdi Haxhijaha, menaxher në kompaninë Bodrumi i Vjetër, si dhe Agran Halimi, përfaqësues i kompanisë Pestova.

Edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të organizojë po sot tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, në kuadër te sektorit për produktet e ndërtimit.

Në veçanti do të prezantohen mundësitë e mbështetjes për bizneset vendore dhe kërkesat e tregut të BE-së.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...