Published On: 22 Tetor, 2016

“Kosova në NATO dhe BE, në të mirë edhe të rajonit”

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilmi Reçica, i cili është edhe krytar i Komisionit për Politikë të Jashtme, gjatë moderimit të sesionit me temën: “Integrimi evropian dhe procesi i reformës”, në kuadër të mbledhjes së AP të NATO që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se krahasuar me vitet e pasluftës, Kosova ka shënuar progres të madh.

“Ky vend ishte pothuajse plotësisht i shkatrruar nga lufta. Është bërë një ndryshim dhe zhvillim i jashtëzakonshëm, të cilin e vërejmë të gjithë. Por, nëse i shohim vendet të cilave po punojmë t’ju bashkohemi, vendeve të zhvilluara të BE-së, jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë për të bërë”, ka thënë Reçica.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO, kontribuon edhe për sigurinë e përgjithshme të rajonit. Kurse, integrimi i Kosovës në BE, hap prespektivë evropiane për qytetarët dhe mirëqenie ekonomike.

Reçica, ka bërë me dije se tashmë Kuvendi ka miratuar ligje mjaftë të favorshme për investime të huaja në Kosovë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...