Published On: 18 Qershor, 2017

Kosova merr medaljen e bronztë në hendboll

Kosova ka mbyllur në pozitën e tretë Kampionatin Botëror të vendeve në zhvillim që u mbajt në Bullgari.

Kosova fitoi medaljen e bronztë pasi mposhti Qipron në përballjen për vendin e tretë me rezultat 32:25.

Lojtari më i mirë i Kosovës u zgjodh Kastriot Jupa.

Kosova kishte përfunduar e treta edh në edicionin e parë të kësaj gare të IHF-së, që ishte zhvilluar në Kosovë para dy vjetësh.

Kosova me këtë rast si një nga tri vendet e para në këtë kampionat ka siguruar kualifikimin për fazën kryesore eliminatore për “Euro 2020”. Arritja në fazën kryesore eliminatore ishte qëllimi i Kosovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...