Kosova

Kosova larg anëtarësimit në Këshillin e Byrove

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim.

Kështu thuhet në një komunikatë të KMDLNj-së, përfaqësuesit e së cilës janë takuar me Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit në bisedimet për kartonin e gjelbër.

“Në kuadër të takimit KMDLNj u interesua për gjendjen aktuale të bisedimeve dhe zbatimin e Marrëveshjes më shtetin e Serbisë dhe Pacolli pohoi se marrëveshja po realizohet në plotëni.

 Gjithashtu, u bisedua edhe për vështirësitë, kriteret dhe mundësitë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove, e cila nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim.

Nga ky takim u konstatua edhe një mungesë e vullnetit politik për shtyrë më shumë drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim”, thuhet në komunikatë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *