Published On: 21 Tetor, 2016

Kosova e lirë, apo Kosova e sunduar…A është realiteti iluzion, apo iluzioni realitet ?

Agim Vuniqi

“Qenia njerëzore është pjesë e një tërsie, e quajtur nga ne univers, pjesë e kufizuar në kohë dhe hapësirë. Ai e përjeton veten, mendimet e tij dhe ndjenjat si diçka e ndarë nga pjesa tjetër, një lloj iluzioni optik i ndërgjegjes së tij. Ky mashtrim është një lloj burgu për ne, i kufizon dëshirat tona personale dhe dashurinë për disa persona të afërt me ne. Detyra jonë duhet të jetë të lirojmë veten nga ky burg duke zgjëruar rrethin tonë të dhembshurisë për të përqafuar të gjitha krijesat e gjalla dhe tërë natyrën në bukurinë e saj.” – Albert Einstein

Realiteti ka treguar dhe tregon përditë se injoranca.., është armiku me i madhë i njerëzimit, është një mashtrim i madh kur treguesit janë të kundërt; edhe interpretimi i gabueshëm i fesë dhe ligjeve të natyres (njëra me tjetrën duhet të korespondojnë) nga ata të cilët nuk kanë kompetencë intelektuale, dhe i atyre që pretendojnë të ushqehen nga feja, pse të mos punojnë për të kontribuar për shtetin dhe për fenë por po krjon parazitët të cilët bëjnë interpretime te gabuara shkencore, duke bere gabime lendore “lejohet-nuk ndalohet”, një pamundësi e tillë e interpretueseve ” të zellshëm” krijon huti, librat e shenjtë jane për të gjitha kohërat, por njeriu dhe shkenca evoluojnë, prandaj edhe interpretimet apo komentet duhet të jenë më të sakta, jo të përgjithësuara. që më tepër kanë mbetur vetem fjalë-retorikë-përkthim, jo shqipërim, ato interpretime të tyre janë më shumë historike-mitologjike se sa të realitetit të sotëm dhe interpretimit adekuat të librave të shenjtë, duke përquar paqen dhe kritikën permanente kundër dhunës, korrupsionit, drogës… dhe lartësimit të vlerave morale njerezore, nuk arsyetohet si rritje mendjeje per tu veçuar nga te tjeret… Disa prej tyre flasin edhe për të ardhmen, si do te duket jeta e amshueshme, me çfarë të drejte.., mirëpo ata ushqehen nga të mirat e krijuara nga shkenca dhe ekonomia e zhvilluar, shumica përdorin cell phone dhe smart phone, tabletat android, fluturojnë me aeroplanë, ndërtojnë shtëpi me arqitekturë të bukur.., në anën tjetër flasin me zë të kaluarës, krahas ndryshimeve socio-politike edhe predikuesit duhet të jenë të atij niveli, të përgatitur.., përveq kryerjes së obligimeve fetare të ndërtojnë shtetin e tyre dhe të kontribuojne ne mireqenien e qytetarëve, te jene pjese e ndryshimeve, jo qe “misionaret” e politikes ditore te gllabërojne dhe te burgosin lirinë e mendimit dhe veprimit njerëzor, duke i kthyer njerzit në robotë të bindur ndaj urdhërave të pronarit…

Ku e ka burimin e keqja ? Cili është motivuesi i së keqes në shoqëri, pse qytetarët i paguajne taksa shtetit dhe pse pushtetarët të abolohen për shkak te papërgjegjesisë-fajësisë së tyre? Si u pranua fakti që gënjeshtra të shnderrohet ne mjet per te ardhur ne pushtet… Nëse pushteti lejoi që vrasja, plaçkitja, vjedhja e votës të mos ndëshkohet… si ti thuhet atëherë këtij pushteti… nëse te rinjeve nuk u ndërtohen fushat e sportit në kuader të shkollave. ku ata do te hargjonin energjinë negative, do te socializohen me të rinjët tjerë, do të pritni që ata do ti edukojë rruga…?

Nëse mediat krijojnë heronjtë te cilët abuzojne buxhetin dhe shkelësit e ligjit, pra edhe ata të përfshirë në vrasje, do te pritni që ata do e ndërtojnë vendin? Dhe pse -të tillët mediat i afirmojnë, intervistohen… për kend punojnë këto media, a nuk kuptojnë se fëmijtë të rinjët edukohen nga këta VIP të krimit dhe të terrorit. Kush jane yjet e shtypit të sotëm shqiptar-të tillët, jane vrasesit, nuk jane mjekët e mirë, inxhinierët… Pse nuk ka Kosova zyre dhe laboratoriume per novatore, këto i ke thuase në çdo skutë ne SHBA, aty fillojne kreacionet e para të produkteve të reja… Pse diktatoret kane parapëlqyer iziolimin, e kanë bërë për të manipuluar njerëzit më lehtë, diktatures nuk ke nevojë t’ia vënë emrin, ajo shihet, zakonisht shoqërite e varfura dhe të mbyllura rrezikojnë njerëzimin, jo ato të hapura… Kosova po te kishte ushtri do ta balansonte me lehte energjinë e të rinjëve, ata do të mësoheshin me jetën e organizuar, pastaj po të kryenin punë vullnetare te dobishme, 60 milione amerikane jane te regjistruar si vullnetarë.. Problemi është te dobësia e pushtetit, jo e qytetarëve, me ligj cdo gjë rregullohet..

Në qoftë se paska dikush çelësat e ekzistencës së botës, për çka atëherë të jetojmë, të punojmë, të mësojmë, të zhvillojmë mendimin, të gradohemi shkenctarisht, pra ne, sidomos sipas disa interpretueseve jeshil, jetuekemi kot… Është mjaft gabim te degjojme “misionaret” e tille te ardhur nga vendet konfliktuoze, kur njeriu që në femijerine e hershme perballet me luftera fisnore, luftera te frakcioneve fetare, ku nuk ka as mendim te lire, as liri te fjales, ka vetem dhune dhe mallkim. Ligjërimet e te tilleve nuk mund ti pranojme si tanet, dallimet shkollore jane te verejtua, sidomos ne interpretim, ata nuk jetuan me ne dhe te mos jetuarit me ne, krijoje dallimet evidente te konceptimit te botes sot .., çështja është se politika na i solli keto ndryshime pa i pertypur fare, dmth. mungesa e barazise sociale dhe e institucioneve meritore te shtetit… Si mund te jete shteti i drejte dhe si t’u besojme lidereve te shtetit, kur ata vete zhvilluan korrupcionin, vjedhjen, plackitjen e pasurise tokesore e nentokesore, lejuan genjeshtren si instrument per te ardhur me lehte ne pushtet, degraduan dhe zhvleresuan sistemin edukativ dhe shkollor, dhe keta lidere qe piken nuk kishin fare biografi te punes, ata i katapultoi politika duke na detyruar me forcë ti pranojme si te “gjithedijshem”, ata dhe te tillet duhet te meritonin se pari pranimin shoqerore me punen dhe sjelljen e tyre ne vendbanimet ku jetojne, kush ua dha atyre ate te drejte te shembin natyrën me ligjet e saj të përsosura dhe të pa kundërshtueshme. Prandaj ne te tjeret, te rendomtit, duhet ta ruajmë, ta respektojmë dhe ta mirmbajmë natyrën, ne kete këtë botë materiale, të mos i perdhunosim ligjet e saj, sepse mund te sjellin shkatërrimin e përgjithshëm dhe vdekjen e njerëzimit së bashku me natyrën dhe krijesat e botës së gjallore….

Janë të këqija konfrontimet kërcnuese, dhe shitja mend se njera fe është më e mirë se tjetra, i lehet njerëzve të vendosin si duan të jetojnë.., mbamendja e individit fillon me aktin e lindjes, ai edukohet në familje dhe rrethin ku jeton, dmth., arsimmii i tij i mëtejmë ndikon në bindjet e tija, që janë thjesht personale, njeriu është i lire të lidhë kontratë me Zotin, edhe forma e praktikimit është e drejtë personale, nëse nuk ofendon të tjerët, pra i tilli nuk ka edhe pse të urrejë, në raste të tilla asnjënëse: nuk aludohet në paganizëm, edhepse njerëzimi frikohet fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe si ka të vëjë ndonjë normë nese nuk i njeh raportet njeri-natyrë, natyrë-njeri, nuk njeh ligjet në të cilat është e mbështëtur shkenca, për çfarë të flitet atëherë..? Por në format ekstreme të izmave fetar, pse predikuesit friksohen, por edhe pasuesit e devotshëm, nga zjarri, hurrikani, tornadoja, tërmeti, vullkani…, a nuk janë ata që ua kanë frikën këtyre dukurive natyrore, dhe a jane te tillet njerez të lëkurave të ndryshme, disa me te emancipuar e disa me pak, varesisht ku jeton dhe ne cfare rrethi shoqerore, me fe të ndryshme, të kombeve të ndryshme, pse Zoti nuk i shpëton ata që kanë “fenë e drejtë” dhe nuk i shkatërron ata të feve rivale, por e bene kete vete njeriu ne emer te Zotit? Gabim!

Pse pra njerëzit perdorin aq lirshëm fjalën-izmën fashizëm, apo talibanizëm (nuk ia din as kuptimin) dhe shumë nga ata besojnë në “fundin e jetes” do te katapultohen në qiell (pa fije dyshimi), le të besojnë, është e drejtë e tyre universale, por pse pjesa tjetër që nuk u beson këtyre që po hiqen edhe si predikues, apo mendon ndryshe do të shkojë në ferr, të njëjtit pra japin urdhëra, ata e vejnë veten si “misionarë” të Zotit, a janë të rrezikshme këto konstatime? Flas përgjithësisht, duhet te jemi më praktik, dhe shembujt vlejnë për vendin ku jetojmë dhe ku i takojmë gjeografikisht. Ky fjalor është i rrezikshëm për shëndetin emocional, të atyre që terrorizojnë me të tilla fjalë-retorikë (dhe tash disa nga ata që nuk ndiheshin gjëkundi na kanë “terrorizuar” me vite me tregime për socialimin dhe solidaritetin proletar, disa të tjerë me ato të zjarrit e të squfurit për të mos besuar atë që ata besonin, ata ishin ungjillorët e përshtatshëm: a nuk është e tëra një karizmatik e plotë në lulëzim, nese është ashtu atëherë bota është fjalë për fjalë në rrezik, nuk është fjala për ndonjë akt trimërie, as guximi, heshtja është qyqarllëk, është keq kur kësaj i shtohen aktet vetëvrasëse në rritje që janë në Kosovë dhe ky diskurs politiko-fetar që po lansohet mund të kërcënojë fëmijët tanë, kombin…

Fajtor për këtë gjendja janë edhe institucionet fetare, të cilat shumë pak kanë punuar me shërbyesit e vet, prandaj njëri ekstremizëm mund të zgjojë ekstremizmin tjetër dhe nga fajësia individuale kalon në fajësi kolektive. është një vokabular jo i përshtatshëm i krijuar pas luftës ndër të rinjë, që para se të mendohet dhe të flitet të shahet, sharje në rrugë, sharje online, sharje në forume, dhe askush nuk interesohet nga institucionet të bëj ndonjë hulumtim se nga po rrëshqet shoqëria kosovare.

Krimet nuk ndahen ne “krimet tona” dhe “krimet e tyre”! Ato duhet të ndëshkohen njëlloj! Në vend të kullës së përbashkët po ndërtojmë baraka individuale Kosova po copëtohet, vëmendja e opinionit tek xhamat e thyera po drejtohet te Presidenti serb Nikoliq i pa mbamendje, nga “Decentralizimi” në “Zajednicën” Ngushëllime gazetarë të ambasadave! Orgazma kolektive Zoti e ka dënuar ketë vend që të sundohet nga vasalë Çka duhet bëjmë sot si shoqëri? Tunduni o Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...