Kosova

Kosova duket se po hyn në krizë institucionale

Kosova mund të futet në krizë për krijimin e institucioneve nëse koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN) nuk arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Kjo për shkak se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerësohet si vështirë i arritshëm.
Zyrtarët e LDKK-së duke e përfshirë edhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti në vazhdimësi thonë se nuk hyjnë në koalicion as me PAN-in dhe as me Vetëvendosjen.

Kështu analistët politikë thonë se dështimi i PAN-it për të formuar Qeverinë e re do të nënkuptonte krizë të re politike për konstituimin e institucioneve.

 Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë për lajmi.net ka thënë se nuk o të duhej të kishte krizë politike, megjithatë thotë se kjo nuk mund të përjashtohet.

“Mundet me pas krizë, megjithëse unë mendoj që nuk ka nevojë për krizë për shkak se pavarësisht që PAN-i nuk i ka numrat, unë besoj se është i mundshëm një bashkëpunim nëse vërtet ekziston vullneti i partive politike për të mos bllokuar, respektivisht për mos të shkuar edhe një herë në zgjedhje. Por siç ndodhë zakonisht partitë politike kanë kapriço të mëdha dhe interesa të mëdha, sidomos të liderëve, prandaj nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë krizë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndërsa, duke folur për mundësinë e bahskëpunimit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mushkolaj ka thënë se për bashkëpunim nevojitet kompromis, megjithatë ai thotë se kompromisi nënkupton lëshim pe nga të gjitha palët, e jo që njëra palë të pretendojë të marr të gjitha e pala tjetër të mbetet pa asgjë.

Kurse, ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani ka thënë se Kosova po futet në një krizë si ajo e vitit 2014. Sipas tij, një opsion për daljen nga kriza do të ishte një kandidat konsensual për kryeministër.

“Kosova duket se po hyn në krizë, ashtu siç ishte edhe në vitin 2014 pas zgjedhjeve… Mendoj se një opsion për dalje nga kriza do të ishte që PAN të propozoj një kandidat konsensual për të zhbllokuar situatën aktuale dhe kështu të funksiononte një qeveri për një mandat të përgjysmuar, pra për dy vite në mënyrë që të kryhen disa puën të rëndësishme për vendin. Përndryshe kriza apo ngërçi politik do të vazhdojë me muaj”, është shprehur Burjani.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *