Published On: 18 Janar, 2016

Kosova do bëhet pjesë e zgjedhjeve parlamentare në Serbi

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, siç pritet, me siguri se do të mbahen edhe në Kosovë, por për organizimin e tyre sigurisht se do të jetë e nevojshme asistenca teknike e OSBES-së.

Zgjedhjet lokale të Serbisë nuk do të ketë pasi Beograd me Marrëveshjen e Brukselit është detyruar që zgjedhjet lokale të mbahen sipas sistemit zgjedhor në Kosovës dhe serbë e Kosovës kështu kanë vepruar në vitin 2013 kur kreu shtetëror serb i ftoi të dilnin në zgjedhje.

Shefi i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, njofton gazeta e Beogradi, thotë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen në Kosovë pa marrë para sysh në pengesat e mundshme nga Prishtina, transmeton Koha.net.

Sipas mendimit të analistit Dushan Janjiq, ka shans që Beogradi e Prishtina të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë ne Kosovë.

“Serbët në Kosovë kanë shtetësi të Serbisë dhe, prandaj, kanë të drejtë votimi, e edhe parlamenti serb nuk është “institucion paralel” që për Prishtinën është “kallo”. Atunë e dytë që Beogradi mund ta përdorë në biseda me bashkësinë ndërkombëtare është se çështja e statusit nuk është zgjidhur, ka thënë ai.

Janjiq mendon se zgjedhje lokale në Kosovë nuk do të ketë sepse Beogradi është obliguar që në Kosovë të shuajë pushtetin lokal që i takon sistemit serb.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...