Published On: 15 Gusht, 2017

Koreja Veriore: Nuk është koha që tani të diskutohet për amerikanët e arrestuar

  • Koreja Veriore ka thënë sot se nuk është koha e duhur që tani të diskutohet për qytetarët amerikanë që i ka arrestuar, duke marrë parasysh gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, ka thënë agjencia zyrtare e lajmeve e Veriut, KCNA, duke e cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore.

Zëdhënësi i bëri këto komente duke iu përgjigjur shkrimeve në media këtë fundjavë, të cilat raportuan se SHBA-ja ishte angazhuar në diplomaci sekrete me Korenë Veriore për disa muaj për të diskutuar çështjen e amerikanëve të arrestuar në vendin e izoluar, transmeton Express.

Koreja Veriore, e cila e liroi një pastor kanadez javën e kaluar duke i thirrur mbi baza humanitare pasi që e kishte mbajtur në burg për më shumë se dy vjet, është duke i mbajtur tre amerikanë që i akuzon për shkelje të ndryshme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...