Published On: 9 Korrik, 2017

Korea e Veriut kërcënon Amerikën: Po ndizni luftën atomike

Mediat shtetërore të Koresë Veriore u kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër “provokimeve të pamatura ushtarake” lidhur me tensionet për programet e armatimit atomik dhe raketave balistike të Penjanit.

Gazeta, Rodong Sinmun, sot ka publikuar një koment ku thotë se Shtetet e Bashkuara “po vazhdojnë acarimin e gjendjes në gadishull duke sjellë rrezikun e një lufte atomike”.

Ky koment u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë ndërmarrë ushtrime të simuluara me zjarr të vërtetë kundër baterive raketore të “armikut”.

Gjatë këtij ushtrimi ushtarak, bombarduesit amerikanë të tipit B-1B fluturuan afër kufirit të fortifikuar ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, dhe kanë hedhur bomba prej 900 kilogramësh.

Gazeta e përmendur verikoreane ka komentuar se ushtrimi ishte “gabim i rrezikshëm ushtarak luftënxitës, që përpiqet ta ndezë fitilin e luftës atomike në gadishull”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...