Published On: 9 Korrik, 2017

Kontrolle në të gjithë vendin për drogë, në krye të aksionit Drejtori i Policisë (VIDEO)

Policia e Shtetit përmes një njoftim për mediat bën me dije se vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.

Mësohet se nga blutë kanë rikontrolluar sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, sipërfaqe pyjore dhe kullota.

Po ashtu, kontroll janë ushtruar edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në të gjithë vendin gjatë 72 orëve të fundit në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë  asgjësuar gjithsej 163 bimë Cannabis Sativa.

Operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje  deri në rikontrollin e plotë  të territorit të vendit. /Gazeta Express/.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...