Published On: 24 Prill, 2017

Konjufca: Vetëvendosje i ka dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka dal me një qëndrim zyrtarë për Mocionin e Nismës për rrëzimin e Qeverisë, ajo tashmë ka dhënë të gjitha nënshkrimet për këtë mocion.

Këtë për Indeksonline e ka bërë të ditur, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, i cili thotë se ata e mbështesin këtë mocion dhe tani po presin që ajo të shkojë në seancë.

“Ne e kemi mbështet mocionin e Nismës, madje edhe i kanë nënshkrimet tona, i kemi nënshkruar ato. Kemi thënë që të vazhdohet përpjekja e tyre për t’i siguruar dyzetë nënshkrime, që nisma e tyre për Mocion të shkojë deri në seancë”, ka thënë Konjufca.

Konjfuca thotë se tashmë Nisma iu ka thënë atyre se i kanë të siguruara 40 nënshkrimet.

“Kur kemi biseduar me ta, na kanë thënë se 40 nënshkrime i kanë edhe më përkrahjen e disa deputetëve të tjerë nga mazhoranca. Krejt, çka ka bërë Lëvizja Vetëvendosje e ka parë të arsyeshme t’i mbështesë, i ka dhënë nënshkrimet e veta dhe i kemi besuar atyre se mund t’i sigurojnë 40 vota dhe të dërgojnë në seancë Mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, ka shtuar Konjufca.

Ndryshe, deputeti i Nismës për Kosovën në një prononcim për Indeksonline dje ka thënë se vendi do shkojë në zgjedhje në fillim të qershorit dhe se për këtë do bëhet e ditur gjatë kësaj jave.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH……………….

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...