Published On: 27 October, 2016

Konjufca: UÇK-në e kemi përdhos vet! Dhe duke mos i dënuar krimet serbe

Në debatin për vlerat e UÇK-së që po zjvillohet në Kuvendin e Kosovës deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtare për siç ka thënë anshmërinë sa i përket krimeve të serbëve dhe ka qenë e zellshme të gjykojë krimet që kanë bërë shqiptarët.

“Kur është puna për krimet që kinse i ka kryer UÇK-ja, ndërkombëtarët udhëhiqen nga parimi ‘të gjendet gjilpëra në kashtë’ kurse sa i përket krimeve të Serbisë në Kosovë ata udhëhiqen prej parimit ‘ujkun pe shoh por nuk po i shoh gjurmët askund’. Dëshmi ka me bollëk se kush ka kryer krime në Kosovë”, tha Konjufca.

Sipas tij prej vitit 1999 ka mbizotëruar doktrina e UNMIK-ut që krimet mos të hapen dhe mos të dënohen pasi duhet ruajtur multietnicitetin në Kosovë e që e ka dëmtuar shumë.

Multietniciteti sipas Konjufcës e ka pas parakusht sakrifikimin e drejtësisë, por padrejtësia e PDK-së dhe LDK-së janë pajtuar më këtë doktrinë të UNMIK-ut.
“Ne dimë që shumica e kriminelëve kanë ikë në Serbi e disa e kanë vazhduar me u fsheh në veri të Kosovës. Pra këtu drejtësia ndërkombëtare është dhunu në dy principe, çka ka ndodhë me neve. Ka pas shumë përzgjedhje në raste dhe ka pas shumë anim. Menjëherë pas luftës UNIMK-u ia pat rezervu vetes të merret me krime lufte dhe na e ka pamundësuar neve të merremi me ata që nuk janë këtu e nuk janë kriminelë të luftës. Ekzistojnë lista me qindra me emra të cilët kanë kryer krime mbi popullatën e Kosovës dhe nuk ekziston asnjë proces gjyqësor ndaj tyre. Në anën tjetër në gjykatat e Serbisë nuk janë trajtuar as 0.5 përqind të ushtarëve që kanë kryer krime në Kosovë”, tha Konjufca.

Por ai fajin kryesor ua lë fajin institucioneve të vendit që se kanë mbrojtur UÇK-në.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...