Published On: 3 Gusht, 2017

Konjufca: PAN-i nuk i ka numrat! Veseli dhe Thaçi simbol të mashtrimit

  • Pas vendimit për shtyerjen e seancës për nesër në orën 10:00, në një prononcim për media, deputeti nga VV-ja, Glauk Konjufca ka thënë se dy orëshi i kërkuar nga Enver Hoxhaj ka qenë një kërkesë jo e sinqertë dhe mënyrë elegante që të largohen nga Kuvendi për të mos u kthyer më.

Tutje ai ka thënë se PAN nuk i ka numrat për kryetar të Kuvendit.

“PAN nuk i ka siguruar numrat për ta votuar Veselin si të parin e Kuvendit, e kanë gënjyër popullin se i kanë numrat por sot doli e vërteta. Nëse i kanë numrat pse u tërhoqën sot nga seanca?”, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca është shprehur duke thënë se nëse PAN si ka numrat për kryetar të Kuvendit nuk i ka numrat as për forminin e qeverisë. Ai kërkoj që të ja lëshojë rrugën VV-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë.

“Ky është lajm i mirë sepse as për qeverinë si paskan numrat është mirë që sa më parë të lirojnë rrugë, që të ja lëshojn rrugën VV-se dhe LDK-së ta formojnë qeverinë”- tha Konjufca, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka pengesa që LDK dhe VV ta bëjë qeverinë, sepse do ti kishim 71 deputet që nuk varet nga Beogradi”.

Konjufca tha se Veseli dhe Thaçi janë simbol të mashtrimit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...