Published On: 16 Qershor, 2017

Konjufca, nëse LDK shkon me PAN-in në Qeveri do të humbte shumë (Video)

  • LDK nuk mund të shkojë në Qeveri me PAN, thotë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes duke folur për formimin e Qeverisë së ardhshme të vendit.

LDK sipas Konjufcës nuk guxon të shkojë në koalicion me PAN’in, pasi kjo do ta dëmtonte partinë e Isa Mustafës, duke bërë që të humbiste edhe më tutje mbështetjen e elektoratit. Kjo sipas tij, në fakt nuk do t’i bënte keq Vetëvendosjes, pasi në zgjedhjet e ardhshme, do të arrinte t’i merrte mbi 40 deputetë, duke arritur që ta bëjë qeverinë e vetme, me ndihmën e minoriteteve.

“LDK’ja është në mes të dy opsioneve. Në mes të shkuarit në opozitë dhe në mes të Qeverisë së ardhshme me Vetëvendosjen. E ka thënë qartë se nuk do të shkoj me PAN’in. Ne sigurisht se nuk i besojmë LDK’së në mënyrë apriori, sepse kështu kanë thënë edhe më 2014 dhe në fund edhe mund të shkojnë me PAN’in mirëpo kjo do të ishte një situatë prapë fituese për Lëvizjen Vetëvendosje.

G.Konjucfa by GazetaExpresscom

Konjufca ka thënë se qeverinë do ta bëjë Vetëvendosje, bashkë me LDK’në, nëse kjo e fundit pranon që të pranojë Albin Kurtin për kryeministër.

Ndërsa, i pyetur nëse LDK do të pranonte koalicion me Vetëvendosjen, por me kushtin që kryeministri t’i takonte partisë së Isa Mustafës, Konjufca ka thënë se atëherë vendi do të duhet të përgatitet për zgjedhje të sërishme. Sipas tij, Vetëvendosje, nuk heq dorë nga posti i kryeministrit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...