Published On: 14 Qershor, 2017

Kongresisti i plagosur amerikan Stev është në gjendje stabile shëndetësore

  • Një person i armatosur ka hapur zjarr në një fushë të bejsbollit, sot në shtetin Virgjinia, duke e plagosur anëtarin e lartë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Steve Scalise, republikan nga Luiziana, dhe tre persona të tjerë, derisa ekipi i ligjvënësve dhe stafi i tyre ushtronin para një loje për qëllime humanitare.

Steve Scalise, që është i treti për nga pozita e republikanëve në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, është në gjendje stabile shëndetësore dhe i është nënshtruar operacionit, për shkak të plagës nga sulmuesi me armë në vendin Aleksandria të Virgjinias, ka njoftuar Zyra e tij.

Nga ky sulm janë plagosur edhe dy policë, megjithqë zyrtarët thonë se lëndimet e tyre nuk konsiderohen të rrezikshme për jetë.

Zyra e anëtarit tjetër të Kongresit, Roger Williams, tha se një anëtar i stafit të tij është qëlluar dhe është dërguar në spital.

Senatori republikan, Jeff Flake, u tha reporterëve në vendin e ngjarjes, se 25 senatorë dhe kongresmenë ishin duke ushtruar kur janë shkrepur afro 50 të shtëna nga personi i armatosur, derisa njësitet e sigurisë së ligjvënësve janë përgjigjur me zjarr.

Zoti Flake tha se i dyshuari ishte njeri i bardhë me flokë të zeza, në moshën 40 e deri në 50 vjeçare.

Ligjvënësi republikan, Mo Brooks, i tha rrjetit CNN se duket se ishte vetëm një sulmues.

Shefi i policisë, Michael Brown, u tha gazetarëve se policia në Aleksandria është përgjigjur tre minuta pasi ishte thirrur dhe se i dyshuari është në arrest, pasi ishte plagosur nga policia, përcjell REL.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai dhe zëvendëspresidenti, Mike Pence, “janë të vetëdijshëm për incidentin me të shtëna në Virgjinia dhe për së afërti po i monitorojnë zhvillimet”.

“Steve Scalise nga Luiziana, një mik i vërtetë dhe patriot, është lënduar keq, por do të ripërtrihet plotësisht. Mendimet dhe lutjet tona janë me të”, ka shkruar presidenti Trump në rrjetin Twitter.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...