Published On: 24 Tetor, 2016
Bota |

Konfirmohet identiteti i të vrarëve në rrëzimin e avionit në Maltë

Është konfirmuar identiteti i zyrtarëve evropianë që u vranë sot pas rrëzimit të avionit të tyre në Maltë.

Zyrtarët e Maltës kanë thënë se zyrtarët e Doganës së Francës janë në mesin e viktimave, transmeton Express.

Avioni i tyre u rrëzuar gjatë nisjes për një mision për t’i gjurmuar trafikuesit e njerëzve nëpër Mesdhe, ku bregdeti verior i Libisë është bërë pika kryesore e nisjes së anijeve me emigrantë.

Në bord ishin zyrtarë të mbrojtjes dhe dy kontraktorë privatë, që të gjithë francezë, raporton Reuters.

Trupat e tyre janë gjetur, sipas qeverisë së Maltës, e cila shtoi se një hetim ka nisur për të përcaktuar se çfarë e kishte shkaktuar aksidentin.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...