Published On: 14 Qershor, 2017

Komuna e Drenasit ia huq me përvjetorin e çlirimit

Komuna e Drenasit ka harruar se para sa viteve ka përfunduar lufta në Kosovë dhe çlirimi i kësaj komune.

Në organizimin e komunës së Drenasit për të shënuar ditën e çlirimit të kësaj komune, në banerin me të cilin urojnë qytetarët për ditën e çlirimit, e kanë bërë “Drenas, gëzuar 19 vjetori i çlirimit”, duke ia huqur kështu, pasi nga 18 qershori i vitit 1999, kur u çlirua Drenasi, kanë kaluar 18 vite e jo 19 vite.

Këtë e ka komentuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Xhavit Drenori, i cili ka shkruar në rrjetin social Facebook, se kjo qeverisje i bëri horë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...