Published On: 23 Gusht, 2017

Kompromisi historik për Kosovën

Sherif Ramabaja

Ditët e fundit Kim Jong Un i Ballkanit Daçiç po përpiqet me idenë e tij të njohur „ Kompromis historik për Kosovën” të jetë në qendër të vëmendjes. Bëhet sikur e ka veshur lëkurën e qingjit mbi atë të ujkut. Kompromisi i tij dhe i „Vëllait“ të tij Vuçiç për të mos e cekur Nikoliçin , Vulinin e Gjuriçin  jan të njohur. Në OKB këto ditë ai u demaskua shumë mirë nga ambasadorja e Kosovës , zonja Vlora Çitaku. Ajo mes tjerash i tregoi se Haradinaj e Lushtaku nuk kishin shkuar në Serbi për të luftuar, po kishtin mbrojtur derën e shtëpisë prej tyre . Me fjalë të tjera, nëse dikush mund të quhet me emër e mbiemër kriminel atëherë janë vetë këta persona, pushtetarët serbë, që e plotësojnë këtë epitet . Ata ishin fotografuar me uniforma ushtarake dhe kalashnikov . A kan vrarë njerëz,  personalisht e din ata vetë, po mjafton të quhen kriminel, ngase kishin punuar në qeverinë e kriminelit më të madh të Evropës  pas Luftës së  Dytë Botërore , Miloseviqit, Sheshelit, Karaxhiqit e shume viqave të tjerë. Ata edhe sot punojnë me të njejtat ide e qëndrime , pa ndryshuar fare, duke u shitur si demokrat.

Çka mendojnë ata sot, kush është Serbia?

– Një prej vendeve më të prapambetura të rajonit. Ekonomikisht të shtrirë për toke. Ushtarakisht edhe pse  kan trashëguar e plaçkitur armatimin e ish Jugosllavisë,  i cili sot është i ndryshkur dhe mund të vendoset vetëm në muze. Mburren se Rusia po i armatosë, kuptohet me armatimet e para një shekulli, që sot mund të  quhen mbeturina. Në Gjermani akoma zbulohen bomba të Luftës së Dytë Botërore me peshë 250 kg. Evakuohet popullsia derisa të çmontohen. Pra është rrezik, ngase është armatim, po armët e tilla të ndryshkura nuk mund te përdoren as për tu mbrojtur e as për të sulmuar, siq mburret Serbia me armatimet nga Rusia .

Serbia duhet të zbret në tokë dhe ta sheh realitetin me sy.

Kroatët gjithnjë kan deklaruar se nuk jan popull sllav.  As Boshnjakët  nuk identifikohen me ta.Edhe Malazezët ua kan kthyer shpinën. Gjysma e Maqedonisë është shqiptare. Kosova e tëra shqiptare. A mos ndjehen të rrethuar ? Rusia është larg nga ta, po edhe ajo po lufton për të qëndruar në këmbë sepse shtetet diktatoriale po bankrotojnë.  Ne nuk i ikim kompromisit, nuk u kundërshtojmë, po jo sipas kutit të tyre , ëndërrave e miteve serbe. Kompromisi ynë është, të fillohet nga qyteti ynë i parë, Nishi. Ne nuk duam Shqipëri të madhe siq propagandojnë serbet në Botë. Dëshmitë ekzistojnë qysh  kur gjyshërit e tyre, me terror të paparë i kan zbrazur krahinat nga Nishi me popullsi shqiptare. Serbet arsyetohen

se skanë përgjegjësi për atë çfar ka ndodhur atëherë. Gjeneratat e reja në Gjermani akoma sot po i vuajnë pasojat e nacionalsozializmit . Duhet të marrin shembull nga ata e jo të thurin akoma plane për të na shfarosur.

Kanë formuar  Akademi, kanë shtypur qindra  libra,  thirren në Sveti Saven, vetëm ta përhapin  të „ Vërtetën e tyre„ . Po e vërteta jonë don vetëm të shpaloset. Ne kemi të drejtë morale të kërkojmë nga serbet që të na i dorëzojnë pjesët tona që akoma i mbajnë të pushtuara. Manastiret tona  me dhunë të grabitura, kërkojmë  që ti kthehen popullatës katolike shqiptare.  Gjenocidin ndaj popullit tonë që kanë bërë me qindra vite rresht dhe këtë në luftën e fundit kërkojmë që ta pranojnë dhe të përgjigjen sipas normave ndërkomëtare. Ne qëndrojmë akoma këtu, vetëm se do ecim përpara . Gojën e kanë përplot paqë, në realitet bëjnë çmos për të na penguar në rrugën e integrimeve. Dikush për këtë do të turpërohej.

Shqiptarët kurr nuk kan qenë më të fortë.

Sot e kemi me vete të tërë botën demokratike në krye me SHBA – të. Koalicionet Ballkanike që i bënin atëhere për të na shfarosur nuk mund ti ngjallin më. Ne kërkojmë ti zgjidhim çështjet e hapura, po ne nuk jemi ata të mëparshmit që të na  dikton Serbia rregullat e saj. Ne jemi këtu ballëhapur. Askush smund të luaj më me ne.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...