Published On: 23 Shtator, 2017

Komplotistët Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ibrahim Kelmendi, Adem Demaçi, Bujar Bukoshi…

  • Gjykata Speciale të fillojë me dënimin e kriminelëve që e vranë kolonel Ahmet Krasniqin
  • Shefqet Jashari-STROFCI

Gjykata speciale të fillojë me dënimin e kriminelëve që e vranë kolonel Ahmet Krasniqin

Po ashtu, opinioni ynë është i njoftuar për aktivitetin e kolonel Krasniqit gjatë ditës së 21 shtatorit 1998, kur u bë atentat ndaj tij. Ajo ditë u shfrytëzua për biseda individuale dhe të përbashkëta me një numër ushtarakësh madhorë, të cilët kishin marrë pjesë në frontin e luftës në Kosovë, siç ishin: Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Salih Çekaj, Rrustem Berisha, Fadil Hadergjonaj e ndonjë tjetër. Shkëmbeheshin informata, njoftime për rrjedhat e ngjarjeve që ndodhën në Kosovë e në Shqipëri, për pengesat, problemet, sukseset dhe mossukseset etj. Kolonel Krasniqi për t’i respektuar kolegët e tij ushtarakë, për sukseset e arritura në Luftën çlirimtare të Kosovës, i ftoi të marrin pjesë në një darkë pune në restorantin “Nëna Mbretëreshë’’, që nuk ishte shumë larg objektit të FARK-ut, dhe të merren vendime në bazë të bisedave që u zhvilluan gjatë ditës në objektet e Ministrisë. Në atë darkë pune Ahmet Krasniqi i ftoi ushtarakët: Agim Ramadanin, Salih Çekajn, Fadil Hadergjonajn, Rrustem Berishën, Agim Mehmetin, Rifat Haxhiajn, Esat Ademin, Shaban Mehmetin, Isa Hazirin, Hilmi Nebihun, Halil Bicajn, Ismet Ibrahimajn, financistin e Ministrisë (emri nuk po më kujtohet). Në atë darkë ishin edhe tre shoferët: Agimi, Fadili dhe Naimi. Kolonel Krasniqi nuk e lejoi të merrte pjesë në atë darkë pune kolonel Tahir Zemajn, pasi që gjatë asaj dite ishin bërë përpjekje të bëhet atentat ndaj tij. Ndërsa, Agim Mehmeti nuk iu përgjigj thirrjes, edhe pse prezenca e tij ishte e domosdoshme, duke ditur për funksionin që kishte në hierarkinë ushtarake të këtij institucioni të rëndësishëm të Republikës së Kosovës. Siç është njoftuar opinioni, në atë takim është marrë vendimi unanim se brenda një jave të bëhen përgatitjet e fundit për të hyrë në frontin e luftës në Kosovë me të gjitha njësitë operative të UÇK-së, nën komandën e Ahmet Krasniqit dhe Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut.

Por, komplotistët në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylen, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ibrahim Kelmendin, Adem Demaçin, Bujar Bukoshin, Jakup Kraniqin, Hidajet Hysenin, Bardhyl Mahmutin, Rexhep Selimin, SHIK-un e Fatos Klosit dhe SHIK-un e “Zekes’’- LPK-së, së bashku me argatët e tyre që i kishin futur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FARK, i kishin marr masat e duhura qysh me kohë, që këto synime të Kolonelit dhe subjekteve ushtarake që ai i drejtonte të mos realizohen. Faktet e cekura më parë në këtë shkrim, do t’i plotësojë vetëm edhe me një fakt shumë të dhimbshëm. Shokët e tij që ishin përgjegjës për sigurinë e kolonel Krasniqit dhe të subjektit që e përfaqësonin, Agim Mehmeti, Hilmi Nebihu dhe Ismet Ibrahimi, e lanë pa truproje atë natë të kobshme për popullin dhe kombin tonë. Në “gojën e ujkut’’ e dërguan Ahmet Krasniqin, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Informative, ushtarakun Rifat Haxhiajn dhe shoferin Naim Gecin. E dërguan Ahmet Krasniqin në atë vend që e kishin zgjedhur për ta pushkatuar SHIK-u i ”Zekës’’ dhe SHIK-u i Klosit, në vendin më të përshtatshëm që kriminelët ta kryejnë krimin pa qenë të frikësuar nga ndonjë e papritur, në një rrugicë të pandriçuar, vend shumë i përshtatshëm për kriminelë për të bërë krime. Po, e vranë kolonel Ahmet Krasniqin, sepse ai ishte i gatshëm të sakrifikohej për Kosovën, për lirinë e qytetarëve të saj, sepse e deshi Shqipërinë dhe çlirimin e Viseve shqiptare më shumë se vetveten, më shumë se çdo gjë në këtë botë, jo vetëm me fjalë, por me punë të përkushtuar.

Se vrasja e Ahmet Krasniqit është organizuar mirë dhe se për vrasjen e tij janë paralajmëruar ushtarakë të Ministrisë që ishin të ngarkuar për sigurinë e tij dhe të subjektit ushtarak që i takonin, ka shumë fakte. Po ashtu, edhe opinioni i gjerë është paralajmëruar se do të bëhen atentate ndaj personaliteteve që e përkrahen vijën institucionale të President Ibrahim Rugova.

Bardhyl Mahmuti një natë para se të vritej Ahmet Kraniqi, në një tubim që u mbajt në Suedi, ku mori pjesë së bashku me Hidajet Hysenin, tërthorazi paralajmëroi se do të vritet Ahmet Krasniqi.

Argatët e komplotistëve të Kosovës në Gjenevë, duke qenë në dijuni se do të vritet Ahmet Krasniqi, organizuan një tubim me bashkëveprimtarë e tyre natën kur u vra Ahmet Krasniqi. Duhet cekur se masa e tubuar e priti me duartrokitje lajmin e vrasjes së Ahmet Krasniqit, ndërsa mjeranë kokëkrisur, anëtarë të LPK – së dhe të LBDK – së, ahmakë të padijshëm dhe sakatë në tru, në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, ngritën dolli dhe shtruan darka gëzimi për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ndërsa “ushtarë’’ të Xh. Halitit, H. Thaçit e të R. Selimit shkrepën rafalë automatikësh për të festuar “fitoren e UÇK-së ‘’ , (klanit nanoisto – qosiq të UÇK-së).

Për këtë vrasje u gëzuan shkjetë e Prelluzhës, Gracës dhe të Plemetinit, të cilët shtruan darka gëzimi dhe shkrepën rafalë automatikësh në drejtim të Zhilivodës – vendlindjes së Ahmet Krasniqit. Ushtria dhe policia serbe duke ditur se me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit u krijuan ndarje dhe përçarje të thella ndërmjet shqiptareve, nuk shkrepën rafalë automatikësh në hava nga gëzimi për vrasjen e kolonelit, siç shkrepnin “ushtarët’’ e “oficerët’’ e LPK – së dhe LBDK – së, por menjëherë e filluan fushatën për shkatërrimin e UÇK-së. Ushtria dhe policia serbe filloi aksionin për t’i masakruar banorët e territoreve të “çliruara’’ që i shpallën argatët e Nanos nëpërmjet komunikatave të tyre. Zhilivodën e Aziz Zhilivodes e kallën flakë, ndërsa shtëpitë e djemve të Azizit dhe të Ahmetit i kallën dhe i rrafshuan me tokë. Ndërsa komandantët e vetëshpallur të UÇK-së së Xh. Halitit ikën për Shqipëri, duke i lënë ushtarët e tyre të gjenden si të munden dhe si të dinë për ta shpëtuar shpirtin. Shumë uniforma dhe armë të UÇK-së së Xh. Halitit dhe H. Thaçit u hodhën llugave dhe maleve, për t’iu bashkëngjitur masës së trishtuar të popullsisë civile që kërkonin shpëtim jashtë Kosovës me “norën” e organizatave humanitare.

Ja pra, ky ishte shpërblimi që fitoi populli ynë nga pehlivanët e Nanosit, në krye me Xh.Halitin, A. Sylen, K. Veselin, H. Thaçin, J.Krasniqin, H. Hysenin&Compani si dhe nga  komplotet e Demaçit, Qosjes, Bukoshit dhe argatët e tyre zemërzi, me përçarja që mbollën në mes shqiptarëve para se të fillonte lufta, gjatë luftës dhe në veçanti pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit e veprimtarëve tjerë të shquar të LDK-së dhe të Kosovës.

Shpresojmë se kriminelët e mëdhenj që dhanë urdhër dhe të gjithë kriminelët tjerë që morën pjesë në vrasjen e këtij Burri të Madh të Shqiptarisë, do ta marrin dënimin e merituar, herën e parë nga Gjykata Speciale, dhe pastaj nga Zoti Fuqiplotë! Fund

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...