Published On: 7 November, 2016

Komentuesi e pyet për bilancin e reforma në 3 vite, Rama: Për Napoleonin nuk kam bërë premtim, shëndet!

Në një video të postuar mëngjesin e sotëm për një nga reformat e qeverisë atë të shëndetësisë falas që u premtua nga të majtët me ardhjen në pushtet, kreu i qeverisë Edi Rama sërish ka replikuar me komentuesit duke mbrojtur reformat e qeverisë së drejtuar prej tij.

“Punët e mira që po bëhen në shëndetësi nuk përbëjnë lajm, madje disa i quajnë reklama! Por në fund të fundit rëndësi ka vetëm një gjë: Njerëzit në hall (shpesh prej vitesh të tëra), që shpëtojnë nga halli i tyre!”, shkruan Rama. Ndërkohë që komentit të një replikuesi në lidhje me premtimet e bëra dhe biklancin e atyre që janë realizuar Rama i është përgjgiur

“Ledjo, keto qe ti i quan reklama jane lajme qe nuk i merr nga portalet e nga gazetat Ledjo, dhe jane te verteta sic eshte i vertete cdo njeri qe flet ne keto video, por ti e ke shume te thjeshte qe mos merzitesh meqe te qenkan bere monotone, mos i shiko! Sa per bilancin do ta bejme edhe ate dhe faleminderit per Napoleonin po une nuk kam bere ndonje premtim qe s’kam ndermend ta mbaj! Shendet”, shkruan Rama.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...