Published On: 20 Tetor, 2016

Kombin e krijon kultura, e jo shteti, o shqiptar!

Shkruan: Fadil Maloku
1. Teoritë (një thes i tërë)kryesore perëndimore mbi kombin, na dëshmojnë se KULTURA, (mitet, gjuha, mentaliteti, etnopsikologjia, territori,..etj.) dhe SHTETI, si krijesa historike, kanë shumë ndikim në (de)faktorizimin e strukturës mentale të një KOMBI.
2. Është dëshmuar gjithashtu, se të dy këto kategori (kultura dhe shteti) sociologjike, i riciklojnë përherë raportet midis e tyre, ashtu sikurse “binjakët Sijamez”.
3. Ata që thonë se kultura (e munguar edhe si traditë historike edhe si perceptim sociologjik) kosovare mund apo edhe t’i paraprij (!) ndërtimit të “kombit kosovar”, e kanë gabim si qasjen, ashtu edhe argumentin!
4. Thjesht, se: ndjenja kombëtare kosovare,gjatë qenësimit të vetë historik, më shumë është kultivuar, identifikuar e rindërtuar me; gjuhën, gjakun, prejardhjen etno kulturore…etj., se sa me projektin (hajde ta themi edhe hegjemonist!) të “gjithë shqiptarët në një shtet”!
5. Tjetër, procesi i moskontestimi, të origjinës së përbashkët shqiptare, nga ana e shqiptarëve të Kosovës, gjatë gjithë periudhës së aneksimit nga ana e Serbisë më 1912, na dëshmon qartë të gjithëve, (duke mos përjashtuar këtu as turbokozmopolitët, e as ithëtarët e multietnicitetit), se; tendenca për synime të reja identitare kombëtare, pra, për të krijuar e ndërtuar një komb të ri në Kosovë, është absurde, alogjike, e paqëndrueshme, e panevojshme, dhe e paargumentueshme!
6. Ajo është më tepër një tendencë djallêzore, ose edhe më thjeshtê; njê “impossible mission”! Sepse, kombet nuk janë laboratore, e as kazana (melting pot)ku dizajnohen sipas qefeve, interesave klasore, klanore, individuale (qofshin të porositura, të injektuara dhe të dizajnuara edhe nga miqët apo armiqët tanë) grupore, ideologjike, politike…etj, ku krijohen ato!  
7. “Kombi kosovar”, sociologjikisht nuk mund të dëshmohet, politikisht ka shumë probleme, ndërkaq, kulturalisht është i paimagjinueshëm!!!
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. m.muharremi thotë:

    Eshte shume indikative se pase pavaresimit te Kroacise ,ne kete republike serbet nuk krijuan ” listen serbe ” ne Kroaci dhe as nuke krijuan Rep.serbe ne Kroaci.Edhe me pavarsimin e Rep.se Sllovenise nuk pame nji gje te tille.Kure u pavarsuan keto dy ish rep.jugosllave ne pame se ishte e paimagjinueshme te mendohet per nji tentative serbe ne keto dy republika dhe ishte edhe me e pamundur qe dic e tille te realizohet.Republika Serbe u realizua ne Bosnje dhe eshte nusprodukt i Dejtonit kurse “lista serbe ” u krijua shume vone dhe ishte si dericke e vogel per krijimin e RS ne Kosove .Pa dyshim se kjo krijese hibride eshte rezulltat i kuptimit te gabuar te demokracise ne dem te sigurise ne rajon dhe se ,po te ishte arritje demokratike ateher keto krijesa dhe formacione te hemgjeminse serbe para se te krijoheshin ne Bosnje RS dhe , “lista serbe ” ne Kosove , do te krijoheshin ne Kroaci dhe Slloveni .Por ,nuk eshte keshtu sepse , mendesia e shtetit hegjemonist serb dhe ptojektet hegjemoniste serbe ne etapa te ndryshme kohore kane ardhur si rezultat i cenimit te sigurise ne rajon me qellim te faktorizimit te shtetit serb per ta marre primatin ne Ballkan sikur dikur qe e kishte ish jugosllavia dhe ne momente te catuara ta cenoje ate siguri nese dicka nuk shkon ose cenon interesat serbe .Ne kete sens eshte efhe artifici “kosovar ” term i cili po trumbetohet me te madhe nga disa pseudoanalist ne perdorimin e ketij termi perndryshe ,sipas ketyre pseudo …”do te zhbehemu si shtet ” i nderuar z. Maloku….ja cfare taksirati na ka gjete…halle me shtet e ,halle pa shtet…!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...