Published On: 16 Gusht, 2017

Kombi kosovar – mjellmarët

  • Shkruan: Naser Aliu

Në shkollat turke në Kosovë prodhohen patriotë osmanë. Nuk ka më nevojë të ndryshohet historia, sepse në shkollat osmane, mësohen urrejtja ndaj stërgjyshërve dhe dashuria ndaj pushtuesit. Perandoria/Kalifati Osman, paska qenë i joni dhe i tyre dhe kështu, kishim ndaluar gjuhën vetvetes dhe shpallur tonën haram!
Meqenëse elita rustikale ka vënë kravata dhe dërgojnë fëmijët në shkolla të huaja, pas dy-tri dekadave, do të udhëheqin shtetin vasalët tjerë, patriotët osmanë!

Themeli për ndërtimin e kombit kosovar, me etnonim serb ‘kosovar- mjellmar’ me mjellmën në flamur, është hapur dhe është pranuar pa kundërshtime, në heshtje aprovuese në Kosovë.

Mund të supozohet se një gegërishte e përzier me turqizma dhe arabizma, do të jetë gjuha e tyre, kurse kombi ri, do të shpjegohet si mbetje apo përzierje osmane – shqiptare. Davutoglu do të citohet si Marxi dikur.

Meqenëse Erdogani investon në xhami dhe shkolla, do të ketë sukses në krijimin e kombit të ri (nga mbetjet osmane, siç e quajnë ata) dhe një ditë, historianët kosovarë do ta ndryshojnë vet historinë, sepse do të turpërohen nga e vetja! Si afganët nga e kaluara e tyre, që shkatërruan përmendoret e Budës.

Intelektualët kosovarë shohin rrënimin e identitetit te shqiptarët jashtë Kosovës, por të vetin, duke e humbur çdo ditë e më shumë, në mënyrë institucionale, nuk e kapin me shqisa.
E çliruam Kosovën fizikisht, për t’ia dorëzuar Erdoganit shpirtërisht dhe fizikisht. Dëmin që ka shkaktuar vasalizmi in I Kosoves Kosova do ta ndjejë dekadave të ardhshme! Ambasada turke në Kosovë është Qeveria e Kosovës, që vendosë si do të duket Kosova në të ardhmen.

Kështu duket epoka e mediokriteteve, injorantëve, hajdutëve, sharlatanëve, kriminelëve me kravata, të cilëve u janë nënshtrua shumë intelektualë! Atë që na ndaloi me shekuj Turqia, tash na dhuron me synime të reja.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...