Published On: 29 Maj, 2017

Komandantzeza: Ushtarakët e FARK-ut, i kemi izolu … dhe në fund do ti likuidojmë një nga një!  

 

Në Koshare dhe në vende të tjera u vranë shumë djem u vranë me snajperë, dhe nuk dihet se nga iu erdhi vdekja. U vra Agim Ramadani, Sali Çeku, Komandant Bardhi nga Jezerci e të tjerë. Po kam droje vallë mos ka gisht dikush si ky KomandantZeza në këto vrasje!

Besnik Lajqi

Shitësja na tha se nesër pas dite do të jenë gati syzet. Rrugës duke ecur në këmbë, e pyeta këtë farë komandanti: “Më fal, çka ishte kjo bisedë e jotja me atë zonjën që i tha se do ta përdori snajperin për shqiptarët?”
Ky ma ktheu: “Një herë duhet me i zhduk disa njerëz këtu. Disa njerëz që janë kundër neve do i zhdukim, do i vrasim, pastaj do fillojmë me serbin.”
Cilët janë ata, të lutem më trego!?
“Ata janë qekta të Bukoshit që po mundohen me na lanë anash tue na përbuzë si joprofesionalista për luftë. Por, ne i kemi izolu ata dhe i kemi kërcënu me të gjitha mënyrat, se pa lejen tonë ata nuk guxojnë me e shkrep asnji plumb. Por, këta do i afrojm sepse kanë njohuri të madhe mbi artin e luftës, dhe në fund do ti likuidojmë një nga një. Për atë unë i porosita syzat 200 dollarëshe, që t’i kemi të mira, kur do të fillojë aksioni kundër tyre. Ne e kemi edhe një taktikë tjetër me të cilën do ta kemi shumë ma lehtë. Ne i kemi porositur disa kapela ushtarake, disa bereta me disa ngjyra me fosfor, ku pas 50 apo 100 metrave, do të shëndrisë dhe do të shihet se koka e dikujt po lëviz, dhe aty do ti godasim.”

Lexoni edhe:

http://www.shqiptari.eu/ku-e-marrin-forcen-kreret-kriminele-te-pdk-se-dhe-te-aak-se-per-te-sfiduar-miqte-tane-nderkombetare/
Ja pra se çfarë kopilash ka lindur historia që na i vrau bijtë më të devotshëm që kishte Kosova gjatë luftës dhe pas saj!
Kjo bisedë shumë më shqetësoi. Isha në gjendje shumë të keqe në ato momente. Si të mendojë dhe si të veproje njeriu ashtu? Ma kujtoi librin e Enver Hoxhës që e kisha lexuar dy herë, “Kur lindi Partia”. Të gjithë shokët e këtij ishin vrarë e zhdukur në mënyra të ndryshme. Memzi që pritsha të shkëputem nga ky njeri. Përfunduam te kaffe Nikolino. Aty u ndamë dhe e lamë të takohemi nga mbrëmja po në atë vend, që të shkojmë t’i marrim syzat. Isha shumë i shqetësuar në ato momente. Ishte një ditë shumë e vështirë për të punuar.
Pas një ore takova një mik timin, për të cilin kisha respekt. Kishte njohuri të shumta për situatën dhe për gjendjen në Kosovë dhe këtu në Shqipëri. Pasi që biseduam, unë mora rrugën për në dyçanin ku ishim më parë për syzat e këtij komandanti të çuditshëm. Kur hyra në lokal, më tha shitësja: “Ju lutem mos më keni keqkuptuar zotëri, se ju thashë të vini pas disa orëve, e jo tani!” I thashë se e di zonjë e nderuar, por erdha të bisedojmë për një punë që është shumë humane.
Më porositi një kafe expresso dhe fillova unë duke ia treguar gjendjen në Kosovë. Vrasje, masakra, djegie e tjera. Shitësja ishte e re, në moshën e të tridhjetave. Filluan t’i mbushen sytë me lotë dhe më tha: “Unë jam ndjerë shumë keq kur ai shoku yt tha se do t’i përdori syzat për snajaper për të vra shqiptarët.”
Unë i thash se për atë punë erdha që të kërkoj ndihmë dhe që të të lutem që ta bëni një të mirë për mua dhe popullin shqiptar të Kosovës. Është një gjest human. Ajo tha: “Me gjithë dëshirë do e bëj, veç fol, të lutem!” Unë i thashë: “Erdha për ato syzat që do t’i rregulloni për atë komandantin e vetëquajtur. Ju lus mos t’i bëni në atë numer që ai i kërkon, por t’i bëni në ndonjë numër tjetër që mos të përputhet me atë numër që e ka porositur.” Ajo hapi gojen duke thënë: “Jo zotni, unë nuk mundem se ato i kam porositur dhe është një njeri këtu në Tiranë që i rregullon për mua. Unë i kam paguar syzat, ndaj s’ka mundësi.” Unë i thash: “Zonjushë, të lutem mos u shqetsoni për para sepse unë do t’i paguaj, madje do ta keni edhe një dhuratë nga unë!”
Shitësja mendoi një herë dhe tha: “Kjo do të mbetet në mes nesh. Unë tash po shkoj te ustai i syzave dhe po i them ta bëjë atë që më thatë mua.”
Unë pagova 200 dollarë dhe një 100-she tjetër dhuratë për shitësen. Mora rrugën duke ecur, u ndala në një ëmbëltore, te Rinia, ku porosita një ëmbëlsirë dhe një bozë. Nga ora 5. 00 pas dite u takuam me komandant Zezen e vetëshpallur.
Morëm rrugën për tek dyqani i syzave. Duke ecur rrugës, ky i fërkonte sytë duke u ankuar se kur ishte para disa ditëve në Shkup për një punë të tij personale, i kishte blerë këto syza, duke shtuar se ato nuk janë të përshtatshme për sy, dhe dukej se sytë i kishte të lodhur. Thoshte, “syzat kanë shumë rëndësi për mua, sepse nuk duhet të më shkrep kot fysheku kur ia vëjë syrin dikujt me snajper”.
Lavdërohej duke thënë se kishte një pushkë amerikane si gjysmë automatike, e cila kishte qenë e një dëshmori, i cili ishte vrarë diku në Junik, dhe se i kishte ra në dorë në Tropojë kjo lloj arme. Unë mendojsha se si ka mundësi kjo armë t’i ketë rënë në dorë këtij dhe të përdoret kjo armë e një dëshmori për vrasjen e luftëtarëve shqiptarë, veçse pse nuk ishin në dakord me vijën politike.
Duke menduar, shkuam në dyqanin e syzave. Kur hymë brenda, pamë se nuk ishte ajo shitsëja e cila ishte më parë, por një vajzë tjetër. Na priti mirë dhe i gjeti syzet të cilat e kishin emrin e Komandant Zezës. Pamja e syzave ishte ashtu, siç i kishte porositur, me kornizë të zezë.
Kur i mori komandanti syzat dhe i vuri në kokë, iu zgurdulluan sytë e iu prish fytyra dhe tha: “Mos m’i keni dhanë gabimisht syzat, se nuk janë në atë numër që unë i kam porositë!” Shitësja e re tha: “Jo zotni, këto janë, nuk ka të tjera!”
Atëherë, komandanti me një ton nervoz e të ashpër tha: “Këto nuk janë, nuk shoh me këto, unë i kam treguar shefes suaj se unë jam snajperist dhe më duhen në atë numër që më përshtaten. Nesër do të nisem për në kufi dhe më duhen gjithsesi!” Komandanti nga dëshpërimi i mori syzat dhe i theu në pragun e lokalit. I bëri copë e grimë me këmbë, duke uluritur si ato bishat e egra që iu shpëton ndonjë gjah. Ky plan shkoi shumë bukur sipas dëshirës sime.
Shkuam te posta në sheshin Avni Rustemi, dhe e thirri dikë nga anëtarët e familjes së vet që t’ia dërgojë një palë syze urgjentisht me anë të postës, dhe atë brenda 24 orëve. E dëgjoja se si i thoshte: “Nuk ka problem për pare se nuk i paguaj unë, por i pagun Fondi. Dërgoj sa ma parë se mendoj të jem në kufi pasnesër dhe syzat më duhen sa ma shpejt!”
Pas një shëtitje nëpër Tiranë, u errësua koha dhe filluam të shkojmë me një xhip Mitsubishi të bardhë, duke vajtur nga mali i Dajtit. Kaluam Kino Studion dhe Thesarin e shtetit ku ishte njësia speciale e policisë Brisku. Përfunduam atje te Gropat e Dajtit. Nga një qese najlloni nxori disa kapele Bereta me katër ngjyra. Më pyeti mua: “Më trego deri ku e dallon dritën e Beretës?”
Pas 50 metrash, kapela nisi të bëjë dritë. Ishte një dritë fosfori ku dallohej se dikush po lëviz. Sa më larg që shkonte, aq më shumë dallohej lëvizja e kapelës Beretë. Unë u çudita se si ka mundësi të ketë këso lloj kapelash që bëjnë dritë. Thonë se janë të dëmshme për jetën e ushtarit. Ky më tregoi se janë kapela speciale që i kanë porositur dhe ua japin “njerëzve të zgjedhur që i duan shumë (!)”. Bëri shaka duke qeshur me zë të lartë. Nuk ma mbushi mendjen dhe kjo m’u duk si një lloj loje dinake e tij. Por, më këshilloi rrugës që të mos e qes në kokë ndonjë kapelë apo ndonjë uniformë kur dikush ta afron si me detyrim. Më tregoi se ka edhe stema të UÇK-së ku shkronjat e verdha bëjnë dritë nga larg. Por, sipas tij, ato iu jepen vetëm njerëzve që nuk janë të disiplinuar…
Kisha dëgjuar në një rast, në një shtab në Shqipëri, që një epror ushtarak i ish Jugosllavisë, porosiste me anë të telefonit, stema të UÇK-së, jo të verdha të jenë ngjyrat, por të zeza, që të dallohen nga të tjerat. Por, ajo bisedë fort nuk më hyri në vesh, sepse m’u duk si një aventurë. Por, tash më ra ndërmend dhe m’u duk shumë serioze ajo bisedë që e bënte ai epror në atë kohë me telefon, për ato stema të UÇK-së me ngjyrë tjetër të shkronjave.
Lufta vazhdoi edhe disa muaj dhe mbaroi me ndihmën e aleatëve tanë dhe të ushtrisë sonë çlirimtare. Por, për fat të keq, edhe me vrasjet e djemve më të mirë të kombit.
Në Koshare dhe në vende të tjera u vranë shumë djem të cilët ishin me emër të madh për lirinë tonë. Shumica e tyre u vranë me snajperë, ku ende nuk dihet se nga iu erdhi vdekja. U vra Agim Ramadani, Sali Çeku, Komandant Bardhi nga Jezerci e të tjerë. Po kam droje vallë mos ka gisht dikush si ky Komandant Syza në këto vrasje! Sepse flitet se një pjesë e tyre që janë vrarë, janë ata që i kanë pasë ato kapele në kokë. A ka bërë dikush ndonjë hulumtim për vrasjen e tyre gjatë luftës, apo pas lufte?

 Ps. Po e ribotojmë këtë shkrim, pasi autori Besnik Lajqi, e bëri publike shkeljen e të drejtës elementare të tij që ta merrte statusin e veteranit. Shkrime-dëshmi si ky mund të kene qenë shkaku kryesor i mosdhënies së statusit veteran.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Arsim Gashi says:

    Pershendetje tek ne ndodh gjithqka.edhe keso fjal kam ndegju. Kur ni bashkluftetar ma thot .citoj komandant kanuni dha urdher qe ushtaret e koshares Kate zbresin posht duhet mi qarmatos me .u mu kujtu rasti kur ty Arsim te takova dhe mendova vall ata Jan qe ni vit e une me dal mi qarmatos jo kurr .dhe shkova tek dhoma ku flinim dhe u tregova bashkluftetarve e ter historin dhe morrem vendimin qe mos te dalura dalim ti qarmatosim.kjo ish’te nga ni bashkluftetar.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...