Published On: 11 Tetor, 2017

Komandanti Rajnhard: Hashim Thaçi kishte paraqitje mizerable, nuk duhej të bashkëpunonim me të!

Gjenerali i KFOR it në Kosovë Klaus Rheinhard në librin e tij: KFOR FA për paqe, faqe 256, 12 dhjetor 1999.

Pas gjithë asaj paraqitje mizerable nga Hashim Thaçi, ai pas disa ditësh e kishte vizituar z. B. Kushner për ti treguar se ai nuk do të jetë pjesë e KPM-së (Këshilli të Përkohshëm Administrativ. Atëherë, tre anëtarësh vendor, Rugova, Thaçi dhe Qosja, dhe kreu i UNMIK-ut, sqarim i redaksisë Shqiptari.eu)!

Ky njeri vërtetë është i papërshtatshëm, njeri me të cilin ne nuk do të duhej të bashkëpunonim, por megjithatë nuk mund ta anashkalojmë. Ai e din këtë andaj luan me kartën e vet. Kushneri megjithatë (pa miratimin tim) mendon se duhet ta ofroj përsëri Thaçin. Unë i sugjeroj rreptë të jete i kujdesshëm sepse Thaçi po të keqpërdor dhe shfrytëzon edhe duke të kërcënuar. Kisha bindjen dhe njohurit se Thaçi e përdorte z. Kushner për vete, dhe ligësia e z. Kushner karshi Thaçit ishte gabim fatal. Ishte Thaçi që e kishte bllokuar procesin e përmirësimit të situatës, dhe ishte Thaçi që bllokonte KPM-në. Unë isha i mendimit se ne duhej të vazhdonim punën pa Thaçin, ngase kur ai të jetë i vetmuar do afrohej vet, duke u frikësuar se proceset megjithatë pozitive do merren edhe pa të…. / SHQIPTARI.eu

Përktheu dhe përshtati: Xhevat Rexhaj

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...