Lajmi Levizes Poezi

Komandantë* e anarkistë Kastë e njëjtë – enveristë!

 SEFEDIN KRASNIQI

1.
Më lini t’qaj, o t’qaj me lot
Se ç’mu shfaqen do dreqër sot
T’manifestit; fëmijë e etër
Prapë na erdhi kllapë e vjetër!

2.
M’lini t’qesh, o të qesh me lot
Se ç’mu shfaqen do idiotë
Sillu, pështillu rreth mullarit
Të përdredhur, si thupra t’gardhit!

3.
M’lini t’qesh, e t’qaj bashkë
Prapë na erdhi – kastë e lashtë
N’treg, po shitet si mall i çmuar
Por, është mall i kontrabanduar!

4.
Herë një kastë, e herë një tjetër
Fund e krye mall i vjeter
Anarkistë me yll në ballë
Kuqaloshë, babë e djalë!

5.
Për betim kanë manifestin
Retorikë – e kanë çelësin
Megjithatë, kanë një të mirë
Klanin “Pronto”e kanë fut n’birë

6.
Bira e minit treqind grosh
Futja-nxirrja qosh me qosh
Se ç’i prishen krejt balancat
Krejt mekurthe,
me nderskamca

7.
Me një fjalë, mos t’flas tjeter
Kastë e re, është qull e vjetër
Historinë, s’e kuptuam dot
Fund e kry, ia fusim kot…!

8.
Vazhdimisht me “Fillim t’ri”
Rrentë e vjetra me i përtri,
Komandantë* e anarkistë
Kastë e njejtë – enveristë!

(* Është fjala për komandantët e Rognerit)

ANËTAR I SEKRETARIATIT KOORDINATOR TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *