Published On: 31 Gusht, 2017

Komandant Sokoli: I ekzekutuat Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecen pas dorëzimit sepse nuk u shitën

  • Sami Ukshini, Komandant Sokoli denoncoi si shkas ekzekutimin e liderëve të grupit të Kumanovës, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecej, pas dorëzimit.

Sokoli siguron se ai i ka parë me sytë e tij Begun, Mirsadin dhe persona të tjerë të ndjerë diku pas orës 21 të 9 majit, dhe se, me qenë se liderët nuk kanë pranuar të marrin 5 milionë euro, në mënyrë që të heshtin, ata i kanë vrarë.

Sokoli madje, tha se ekziston një incizim pa saktësuar nëse është audio ose vizuel, ku shihet tregti që shërbimet sekrete kanë dashur ta bëjnë me lidrët e grupit.

“Nëse them se kemi incizime të atyre dy djemve kur ju keni ofruar para, 5 milionë euro, por nuk kanë pranu, dhe i keni vra, ekzekutu… E dini prej kujt, prej shërbimit të presidentit dhe atë shërbimin që e ka kontrollu ish kryeministri Nikolla Gruevski. Nëse jemi terrorist siq thoni cili shtet normal bën Pazar me një grup terrorist”, ka thënë Sokoli.

Në momentin që Sokoli, filloi ta quaj gjykatën dhe prokurorinë si të kriminalizuar dhe korruptuar, gjykatësja Verka Petroska ja ndaloi fjalën Sokolit dhe i tha që nuk mund të vazhdoj ta ofendoj atë dhe gjykatën, por ndaj kësaj ndalese reaguan ashpër si pjesëtarët e grupit ashtu edhe avokatët dhe pas këtij insistimi dhe reagimi Sokoli u la të vazhdoj me fjalimin.

Ukshini në mënyrë plotësuese pyeti prokurorinë ”se përse nuk saktëson dhe nuk nxjerr prova se kush rje pjesëtarëve të grupit ka ardhur për para e kush për qëllime politike, duke ia kujtuar se për pohime të tilla, nevojiten prova të forta dhe emra konkret të secilit prej grupit”.

“Ju jeni një mekanizëm tjetër kriminel i një shteti që dëshiron të na dënoj për terrorizëm. I keni vrarë fëmijët në Smillkovcë për t’i akuzuar shqiptarët, ju kanë ndihmuar edhe serbët”, tha Ukshini.

Kjo deklaratë e acaroi edhe më tepër Verka Petrovskën e cila përsëri i kërkoi që të ndërpres fjalimin.

“Mjaft ju durova heshtni, ju durova të më ofendoni mua e tani edhe shtetin. Nëse nuk flisni për rastin daloini Si dolët tek ‘Monstra’”, i tha Verka Petrovska, Sami Ukshinit.

Ukshini, Genci Sefaj, Enver Hoxha-Klaj, Ardian Buajri dhe Landrit Rustemaj janë të bindur që më 10 maj nuk ka pasur asnjë krisë ose luftime siç pohon prokuroria. Ata thonë që natën e 9 majit ka përfunduar gjithçka dhe atëherë ka ndodhur edhe dorëzimi I Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt dhe personave të tjerë që tani më janë të ndjerë./TV Shenja

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...