Published On: 24 Prill, 2017

Koloneli amerikan: Kosova, në krahasim me vendet tjera, është shumë e sigurt

Komandanti i Forcave të Brigadës Shumëkombëshe Lindje në përbërjet ë KFOR-it, koloneli amerikan Corvin Lask ka theksuar se njerëzit në Kosovës nuk kanë arsye të brengosen për sigurinë e vet, sepse Kosova, në krahasim me vendet tjera të botës, është shumë e sigurt, transmeton Koha.net.

“Mendoj se Kosova është mjaft e sigurt falë punës e mundit jo vetëm të KFOR-it, por edhe të institucioneve të Kosovës …Po ashtu, edhe vetë do të brengosesha për sigurinë time, por nuk jam shumë i shqetësuar. Në krahasim me vendet tjera të botës, Kosova, megjithatë është shumë e sigurt”, citon “vnovosti” të ketë thënë Lask.

Ai mendon se vendimin për transformimin e FSK-së në Ushtri duhet ta marrin qytetarët dhe institucionet e Kosovës dhe se kjo çështje s’i takon KFOR-it ose NATO-s.

Ai thotë se transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të ndikonte në misionin e KFOR-it. Sipas tij, çështja nëse KFOR-i do të kthehet në shtëpi apo do të mbetet në Kosovë, varet nga siguria ose jo e Kosovës e jo nga formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Lask nuk habitet sikur në Kosovë të ekzistonin dy formacione ushtarake, KFOR dhe FAK, me dy komanda të ndara.

Sipas fjalëve të tij, KFOR ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Ushtrinë e Serbisë.

“Bashkëpunimi është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe në Marrëveshjen tekniko – ushtarake të Kumanovës e me disa marrëveshje shtesë që mundësojnë bashkëpunimin e KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë. Kam bashkëpunuar me Ushtrinë e Serbisë qëkur kam ardhur këtu në nëntorin e shkuar dhe ajo është treguar partnere e jashtëzakonshme për mbajtjen e sigurisë përgjatë vijës kufitare. Është shumë profesioniste dhe jam shumë i kënaqur që bashkëpunoj me të”, ka thënë ushtaraku amerikan.

Koloneli ka deklaruar se gjatë Pashkëve të shkuara ka pasur rrezik në objekte fetare gjatë kremtimit të festës së Pashkëve që i festuan ortodoksët e katolikët.

“Kërcënimi i përgjithshëm ka qenë nga ekstremistë islamikë e në shënjestër kanë qenë kishat ortodokse e katolike gjatë kremtimit të Pashkëve”, citon gazeta e Beogradit fjalët e kolonelit amerikan që t’i ketë thënë një emision në gjuhën serbe në transmetuesin publik të Kosovës.

Corvin Lask, nën komandën të cilit janë ushtarët amerikanë në Bondtseel, thotë se aktualisht në Kosovë janë 500 ushtarë amerikanë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...