Published On: 28 Maj, 2017

“Kollarizimi” apo burokratizimi i “Vetëvendosjes”?

 Shkruan: Nehat Hyseni

Gara parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017 ka filluar moti kohë para fillimit zyrtar të saj. Këto aktivitete aktualisht nga disa media u emërtuan si “parafushatë parazgjedhore”, që pa modesti, mund të quhet si “shpikje kosovare”. Pra, kjo paraqet një “inovacion” dhe kontribut praktikës politike dhe shkencave politike botërore. Si “dhuratë” falas nga Kosova! Por, këtu nuk përfundon dot “kontributi” i realitetin politik kosovar ndaj përvojave botërore në këtë lëmi. Mbase, as skeptikët më të mëdhenjë nuk kanë mundur ta parashikojnë, e aq më pak ta besojnë “mrekullinë” që po ndodhë para syve tanë, në këtë “parafushatë” parazgjedhore. E kjo “mrekulli” ka të bëjë me faktin se Vetëvendosja na ka servuar dy risi kolosale: Risia e parë ka të bëjë me shndërrimin e saj nga Lëvizja në parti politike. Kjo do të thotë se tani e tutje nuk do e quajmë më “Lëvizja Vetëvendosje”, por “Partia Vetëvendosje”. Sigurisht se ky ndryshim nuk është vetëm formal! Përkundrazi! Vetëvendosja ka shënuar një ndryshim radikal, “brenda natës”. Madje, mund të thuhet se ka shënuar një transformim apo metamorfozë të vërtetë organizative e konceptuale. Sepse, dallimi midis “lëvizjes” dhe “partisë” politike qëndron në faktin se e para, dmth “lëvizja” paraqet bashkim njerëzish dhe veprimtarësh me ideologji dhe bindje të ndryshme politike, të cilët, pra, pa marrë parasysh bindjet e ndryshme politike, i bashkon veprimi apo veprimet e përbashkëta praktike, për një qëllim apo objektiv politik, shoqëror, social apo politik konkret, si psh. ndërrimi i rektorit të UP-së, ndryshimi i politikave regjistruese të studentëve të rinjë, përmirësimi i kushteve studentore, rritja e pagave, etj. Veprimtarët e çfarëdo lëvizje shoqërore ose politike, pra jo domosdoshmërisht kanë bindje të njejta ideologjike, psh. të djathta apo të majta ose të qendrës, të qendrës së majtë apo të qendrës së djathtë, etj. Kurse, tani, me shndërrimin e Lëvizjes Vetëvendosje në parti politike, ndryshon puna! Sepse, profili i saj i deklaruar ideologjik është i majtë, i tipit socialdemokrat. Kjo do të thotë se, tani e tutje, në Vetëvendosje nuk do të ketë më vend për personat me bindje ideologjike djathtiste. Gjithashtu, disiplina ideologjike dhe vepruese e brendëshme vihet në binarë kierarkik dhe instalohet institucioni i obligimit të zbatimit të domosdoshëm të vendimeve partiake nga të gjithë bartësit e funksioneve partiake dhe institucionale e ekzekutive nga kjo parti. Pra, pak a shumë mund të themi se Vetëvendosja ka hyrë në një fazë të re të aktivitetit të saj politik, më shndërrimin e saj në parti politike. Sepse, lëvizja politike nuk lufton për pushtet, meqë ajo, siç thamë, ka për objektiv realizimin e një kauze apo objektivi konkret. Kurse, partia politike ka për objektiv dhe synim pushtetin! Edhepse Vetëvendosja edhe si lëvizje që ishte, realisht ka vepruar si parti politike, meqë ka marrë pjesë në zgjedhje lokale e parlamentare dhe ka faruar për pushtet. Por, megjithatë ka pasur një filozofi politike të lëvizjes shoqërore, herë-herë me karakteristika të theksuara anarkiste. Pra, mbase ishte “as mish, as peshk”, dmth. as lëvizje e mirëfilltë politike e as parti politike me tamam. Risia apo “mrekullia” e dytë që po ndodhë aktualisht në skenën politike kosovare gjatë kësaj parafushate parazgjedhore, është vënia e kollareve për herë të parë nga kryetari Visar Ymeri dhe nga kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurtit. Por edhe të shumë aktivistëve të tjerë, si psh. Shpend Ahmeti dhe të tjerët. Kjo gjë më parë, kurrë, jo vetëm që nuk kishte ndodhur , por realisht as që mund të merrej me mend! Dhe ky ndryshim në veshjen e tyre ka mesazh dhe simbolikë të fuqishme dhe eksplicite se Vetëvendosja është duke pësuar transformim radikal edhe në veprimtarinë praktike të saj. Ky fenomen, mbase, mund të quhet si “kollarizim” apo byrokratizim i Vetëvendosjes?! Pse po ndodhë kështu aktualisht në partinë Vetëvendosje? Pra, ku qëndron arsyeja e vërtetë e këtij ndryshimi? Pra, pse kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti dhe Visar Ymeri si kryetar partie, për herë të parë po paraqiten me kollare, ose janë “kollarizuar”? Sepse, ia kanë mësyrë seriozisht, madje me çdo kusht pushtetit, neqë janë bezdisur nga humbjet e deritanishme, përveç fitores së vetme dhe diskutabile në komunën e Prishtinës. Qoftë edhe me ndryshimin e “lukut”, si dhe filozofisë, bindjeve e qëndrimeve të tyre politike, si psh ndaj him it dhe flamurit të Republikes së Kosovës, të cilët nuk i pranonin fare. Me rastin e intonimit të himnit nuk ngriteshin në këmbë për ta respektuar. Kurse, flamurin e madh të Kosovës, te rethrotullimi në hyrje të Prishtinës, militantët e tyre e kishin zëvendësuar me flamurin kombëtar. Nuk e kemi të qartë se si do të dukej vallë Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, poqese eventualisht i fiton zgjedhjet? A do t’i mbushë xhepat me petarde e gaz lotësjellës apo spreja verbues, që do i përdorë në rastet kur nuk do i shkonin punët si duhet në Bruksel apo me partnerët e vet bashkëqeverisës në Prishtinë? Realisht, kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Lush Palokaj says:

    Nuk eshte shkrimi i pare kunder VV-sjes por i dyti apo i treti nga ky medioker, duket qellimisht i porositur por edhe nencmim per Albinin qe ti pergjigjet per genjeshtrate tij ndaj kesaj partie ne nje gjysem shtet ku i ka humb fija cdo instuticioni dhe anarki te cilen e kenaq kete autor te ketij shkrimi pa vlera realiteti.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...