Published On: 25 Prill, 2017

Kokëdhima: Pse Rama u dhuron miqve 100 milionë euro para zgjedhjeve?

Ish deputeti Koço Kokëdhima dhe themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja”, nuk përmbahet më dhe sulmon pa doreza Kryeministrin Rama dhe abuzimet e tij, me paratë e shqiptarëve, që sipas tij, kanë kaluar çdo kufi.

Ja se çfarë shkruan ai sot:

“Kryeministri i kaloi edhe një herë caqet e paturpësisë dhe të talljes me popullin tonë. Në momentin kur ai kërcënon me burg çdo qytetar që shkon në manifestimet e opozitës, Rama, pa pikën e turpit dhe në mënyrë antiligjore u dhuron miqve të tij një koncesion 100 milionë dollarë për analizat mjekësore të njerëzve më të varfër të këtij vendi. Unë e denoncoj me rreptësinë më të madhe këtë maskaradë që konsiston të nxjerrësh dhjamë nga shtresat më në nevojë që s’kanë se ku t’i bëjnë analizat veçse në shtet. Edhe në spitale tona shtetërore, aty ku laboratorët e analizave që do mbyllen punësojnë personel mjekësor në shërbim të popullit, kryeministri gjeti mënyrën më të keqe për të bërë para për grupet private të biznesit. Nuk janë vetëm 100 milionë dollarë të popullit që fluturojnë, por janë po ashtu dhe me dhjetëra e qindra gra e burra që punojnë në këta laboratorë publikë që do hidhen në rrugë. Jetët e tyre vlejnë shumë më shumë se fitimet e miqve të Edi Ramës.”

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...