Published On: 24 Tetor, 2016

Kokëdhima kundër Lu dhe Vlahutin për reformën: I bënë deputetët si punëtorë krahu, kjo është Ambasadorokraci!

Teksa ka folur për Reformën në Drejtësi, ish-deputeti Koço Kokëdhima është shprehur kundër rolit dhe qëndrimeve që kanë mbajtur amsadorët Lu e Vlahutin në procesin para votimit.

Kokëdhima e ka quajtur të papranueshme faktin që dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI.

Kokëdhima ishte kundër edhe për faktin që dy ambasadorët zhvillonin takime veçmas me deputetë të ndryshëm për t’i bërë presion që të votonin reformën në drejtësi.

“Shkojnë ambasadorët nëpër grupe parlamentare dhe i marrin e i shantazhojnë deputetët i trajtojnë si punëtorë krahu. Nuk zgjidhen ambasadorët nga populli shqiptar dhe duhet të ketë respekt për përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Koço Kokëdhima.

Të gjithë këtë proces dhe mënyrën se si ambasadorët kanë bërë punën e tyre, ish-deputeti e ka quajtur ambasadorokraci.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...