Published On: 3 Gusht, 2017

Koalicioni qeveritar në rrezik, taktizime për gjuhën shqipe?!

Ligji për shqipen, debati për të cilin u la përgjysmë në mbledhjen e fundit të Qeverisë akoma është duke u harmonizuar midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Alsat mëson se gjatë ditës janë zhvilluar konsultime, por nuk jepen detaje se për cilat pika të draftit dallimet janë më të theksuara. Zyrtarisht Qeveria mohon të ketë mosmarrëveshje.

DEBATI RRETH PROPOZIM LIGJIT PËR GJUHËN SHQIPE KA KALUAR NË ATMOSFERË TË QETË DHE NUK ËSHTË PARAQITUR ASNJË PROBLEM GJATË KËTIJ DEBATI. ËSHTË KONSTATUAR SE NEVOJITET KOORDINIM I MËTUTJESHËM ME QËLLIM QË TË ARRIHET HARMONIZIMI PËR MËNYRËN E ZBATIMIT TË VENDIMIT LIGJOR”, THANË NGA QEVERIA E MAQEDONISË.

Ndërkohë, eksperti juridik Osman Kadriu thotë se Ligji për shqipen parashikon vetëm avancim të shqipes për fusha konkrete. Sipas tij procedura për miratimin e shqipes nuk do të jetë fare i lehtë për faktin se për këtë Ligj duhet të ketë pajtueshmëri edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

ÇDO GJË QË DEL JASHTË KUSHTETUTËS ATËHERË MUNDET NJË LIGJ I TILLË, EDHE NËSE MIRATOHET A DYSHOJ SE DO TË MIRATOHET ME ATO KËRKESA,ME ATO PROPOZIME DO TË BJERË NË GJYKATËN KUSHTETUESE SI LIGJ ANTIKUSHTETUES. PRANDAJ, MENDOJ SE EDHE PSE PARALAJMËRIMET JANË SIDOMOS NGA PJESTARËT E BLLOKUT SHQIPTAR NË QEVERI SE KA KONSENSUS, SE PËR KËTË LIGJ DUHET TË KETË PAJTUESHMËRI EDHE NGA VMRO-DPMNE, DO TË KETË NJË PËRKRAHJE TË PLOTË, MENDOJ SE PROCEDURA NUK DO TË JETË AQ E LEHTË NËM IRATIMIN E KËIJ LIGJI, DHE NUK ËSHTË PËR TU HABITUR SE MUND TË VIJ NË PYETJE EDHE KOALICIONI I PARTIVE SHQIPTARE NË QEVERI – DEKLAROI OSMAN KADRIU, EKSPERT JURIDIK.

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk kaloi në mbledhjen e fundit me arsyetimin se do të ripërpunohet dhe do të kalojë në seancë qeveritare pas festës së Ilindenit. Në njoftimin zyrtar u theksua se propozim ligji ka ngecur tek formimi i organeve të reja të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve dhe tek Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilat duhet të përkufizohet dhe konfirmohet kompetenca e tyre. Kohë më parë, kryeministri Zaev paralajmëroi se drafti do të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin e Venedikut, ndërsa paralelisht ligji mund të jetë në Kuvend, por më vonë të plotësohet nëse ka vërejtje./Alsat-M

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...