Published On: 4 Gusht, 2017

 Koalicioni PAN i është dorëzuar Serbisë me Listën serbe! Vota, pro tij, tradhti e hapur

Lista serbe fillimisht kishte deklaruar, se cilido koalicion që do të bënte 51 deputetë, do ta votonte kandidatin e tij për kryeministër. Por, të enjten, kur ata nuk u kthyen pasdite në seancë, dhe as që morën mundimin të vinin të premten në mëngjes, që ta bënin kuorumin, treguan hapur se ata janë pro koalicionit PAN, madje që luftojnë për të pas sukses më shumë se sa që vet ka pajtim brenda këtij koalicioni.

Në fakt koalicioni PAN, po has në dy vështirësi, në mungesën e mbështetjes së votave jashtë koalicionit, të cilat po i kërkon me të gjitha mjetet, që nga rezultatet paraprake, dhe e dyta vështirësi është ndasia e brendshme, e cila nuk po ia garanton të paktën votat Ramush Haradinajt.

Derisa për votën për Kadri Veselin, koalicioni PAN duket më homogjen, ai nuk po arrin ti sigurojë dot 61 vota të nevojshme, ndërsa me Ramushin duket se po ndodhë e kundërta, ky derisa ka shpresë ti gjej dy vota jashtë PAN-it, nuk po arrin tek 61 vota, pasi koalicioni PAN nuk është homogjen për të, dhe ka vota kundër.

Në këtë situatë, ata kanë vendosur që të sillen edhe si kusar qoftë, të gënjejnë ditë për ditë siç kanë gënjyer qe më shumë se një muaj, se i kanë votat për krijimin e Qeverisë, dhe që nga koalicioni i tyre të përdorin çdo mjet, kërcënim, shantazh, presion, para, pushtet, dhe çka jo që të joshin deputetët e partive nga Vetëvendosje, LDK, AKR, Alternativa, të shtyjnë konstituimin e Kuvendit, duke refuzuar ta propozojnë kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi.

Dhe në gjithë këtë situatë, ata kanë mbështetjen e plotë të Beogradit dhe të Listës serbe, për zvarritje të krijimit të institucioneve, derisa të gjejnë edhe ndonjë nëpërkëmbës të interesave shqiptare.

Pra, ky koalicion po fle hapur në shtratin e interesave të Beogradit, të politikave, që shqiptarët i lidhin dhe mbajnë në varësi të Serbisë.

Këtë fakt të vërtetdukshëm e konfirmon edhe televizioni Klan, i cili udhëhiqet nga një gazetar që besohet gjerësisht se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb:  “Burime të Klan Kosovës nga Beogradi është këshilluar që deputetët serb të jenë më në favor të votimit të Kuvendit dhe Qeverisë të cilën do ta kryesonte koalicioni që ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj,..”. Pra, ky televizion me burimet e tij në Beograd, që edhe njëherë e bën të besueshme si vlerësojmë më sipër informacionet, se tashmë Kosova po shkon drejt dorëzimit kah Beogradi, dhe se momentalisht, më shumë rezistenca po vie nga një pjesë, që ka lidhje apo subordinim me struktura të tjera në Beograd, dhe se nuk janë struktura që realisht e mbrojnë interesin shqiptar. Ndërsa, interesat e shqiptarëve po mbesin ende të paartikuluara qartë, dhe se nuk ka askush si të rivendosë piketat gjeostrategjike shqiptare, që i bënte me qartësi dhe pa ekuivokë presidenti Ibrahim Rugova.

Askush më nuk flet qartë për Asociacionin, demarkacionin me Malin e Zi, demarkacionin me Serbinë dhe propozimin “e ri” nga Vuçiqi (millosheviçian tipik) –ndarjen e Kosovës, por përkundrazi po kalohet në heshtje, përveç disa zërave vetmitarë, por ka mbetur pa kundërpërgjigje nga burrështetas, lider partiak dhe figura serioze dhe me ndikim në opinion.

Është e pakuptueshme që nga tre pretendentë për kryeministra, asnjëri prej tyre nuk iu kundërpërgjigj as Vuçiqit as Daçiqit për ndarje të Kosovës, duke premtuar rivendosjen e plotë të sovranitetit të Kosovës në veri dhe në çdo pëllëmbë të vendit, më së largu në 100 ditët e para!

Të gjithë sillen, sikur Kosova t’ia kishte falur sovranitetin e vet një shteti të huaj apo një institucioni!

Pra, në këtë pikë, të gjithë në mënyrë të qartë dhe konsistente duhet ti japin përgjigje negative, përpjekjeve për Qeverinë Haradinaj, të varur dhe subordinuar nga Beogradi.

Zgjedhjet do të ishin dhimbja më e vogël në këtë rast, ndërsa gjetja e një figure konsensuale, e një qeverie të shumicës shqiptare, do të ishte e vetmja zgjidhje e pranueshme. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...