Published On: 26 Gusht, 2017

Koalicioni LAA-LVV, i pamundur pa respektimin e figurës së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës!

Shkruan: Nehat Hyseni

Pas vendosjes së kravatës nga Albin Kurti dhe deputetët e aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, që me cinizëm dhe frustrim të papërmbajtur, në momentin e krizës emocionale e morale për shkak të pamundësisë së tij për t’u ulur në karrigën e kryeparlamentarit dhe për ta shndërruar në cirk Parlamentin, nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i tendosur maksimalisht ai e quajti “shenjë të borgjezisë”.

Por, ai nuk u ndal vetëm me kaq dhe ngatërroi edhe gjuhën amëtare dhe filloi të dërdëllisë “jerëm” dofarë “znaçka”, duke u shërbyer kështu me gjuhën e mbështetësve të tij të Listës Srpska, me votën “besnike” të të cilëve ia kanë mësyrë postit të kryetarit të Kuvendit dhe të kryeministrit dhe krijimin e Qeverisë së re dhe institucioneve të reja, për ta qeverisur Republikën e Kosovës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar 2017-2021.

Por, meqë fjala e urtë popullore thotë se “rrena i ka këmbët e shkurta”, pohimi se PAN-i i” ka numrat” dmth 61 vota, me gojën e nënkryetarit të saj Enver Hoxhaj, në vazhdimin e gjashtë të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 24 gusht 2017, u konfirmua se nuk i kanë numrat.

Por, edhepse e thënë me cinizëm e dashakeqësi evidente, megjithatë “kravatizimi” apo “kollarizimi” i Lëvizjes Vetëvendosje doli si veprim i qëlluar dhe jashtëzakonisht i suksesshëm, meqë shënuan  fitore kolosale dhe rritje reth 120% më shumë krahasuare zgjedhjet paraprake.

Kjo ishte dëshmi se, për dallim nga dashakeqësia e z. Veseli dhe tarafit të tij politik, populli i Kosovës e vlerësoi shumë lartë he e mbështeti këtë ndryshim dhe e kuptoi se Lëvizja Vetëvendosje po shndërrohet në parti politike serioze, kurse kreu i saj udhëheqës po shndërroheshin në politikanë seriozë, duke i braktisur veprimet e dhunëshme, gazin lotësjellës dhe maskarallëqet e tjera dhe sjelljet e pahijëshme e rebele.

Prandaj, askush nuk ka arsye që të mos e mbështes këtë “metamorfozë” të Vetëvendosjes dhe kandidatit të saj për kryeministër, Albin Kurtit dhe bashkëpartiakëve të tjerë të tij.

Por, konsiderojmë se, edhepse LVV morën 32 deputetë, megjithatë kjo nuk do i mjaftoj Albin Kurtit të bëhet kryeministër!

Pse?

Sepse, askush deri më sot në Kosovën e pasluftës, duke filluar me të ndjerin Dr. Bajram Rexhepin si kryeministër i parë i “Kosovës së lirë”, pastaj Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe kuptohet edhe Isa Mustafa, pa asnjë përjashtim, nuk kanë mundur të ulen në këtë post pa e nderuar e respektuar për së gjalli dhe pa u përkulur tek varri i Kryetarit të parë dhe themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës!

Prandaj, edhe Albin Kurti nuk mund të bëjë përjashtim!

Sepse, LDK pa filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, që paraqet vizionin e përjetshëm dhe fudamental idelogjik mbi të cilin mbështetet programi politik i kësaj partie.

Poqese Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e respektojnë figurën e Ibrahim Rugovës dhe nuk tregojnë gadishmëri dhe vendosmëri për respekt ndaj “Rugovizmit” si filozofi bazë e programit politik dhe veprimit të LDK-së, druaj se koalicioni eventual LVV-LAA do të ishte i pasinqertë dhe i paperspektivë.

Rjedhimisht edhe Qeveria LVV-LAA do të ishte jostabile dhe joefikase, e padenjë dhe e paaftë për t’i realizuar premtimet parazgjedhore dhe qëllimet programore të asnjërës parti dhe të qeverisë me sukses vendin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në të kundërtën, pra në rast të mungesës së gadishmërisë së sinqertë për respektim reciprok dhe implementim të vlerave fudamentale ideologjike e politike të palëve të koalicionit, atëherë mbase do të ishte më mirë që të shpallen  zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare për 22 tetor 2017, dmth së bashku me zgjedhjet lokale.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...