Published On: 3 Gusht, 2017

Koalicioni i PAN-ikut dëshmoi se është grupim bandash politike kriminale!

  • Po ashtu po dëshmohet se presidenti është vënë në mbështetje të grupeve të dyshimta, që origjinën e kanë në krim të organizuar dhe jo në politikë.

Shqiptarët edhe njëherë panë hapur se koalicioni i tri partive PDK-AAK-NISMA nuk është grupim politik esencialisht, por një grupim që më së paku i përket politikës.

Dy muaj deklaronin publikisht ditë për ditë se koalicioni i kishte numrat për formimin e institucioneve të Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa sot, edhe pse kërkuan dy orë pauzë, dhe për shkak të ndërprerjes aksidentale nga kryesuesi Adem Mikullovci, e bojkotoi vazhdimin e seancës ditën e sotme në ora 15.00. Ndërpreja ndodhi aksidentalisht, pasi kryesuesi se kishte idenë se çfarë duhej të bënte Kuvendi pas dështimit të propozimit të PAN-it për shtyrjen e seancës për dy orë, dhe pakujdesisë së Vetëvendosjes, që të sinjalizonte dhe reagonte me kohë me këshilla apo sugjerime për deputetin e tyre, Mikullovci, se çfarë duhej të propozonte, pasi pa trupat e Kuvendit, Kryesinë dhe Komisionet, është Kuvendi, që duhet të vendosë për shtyrje seance apo vazhdim. Në këtë element do të thirret nesër sërish koalicioni PAN dhe do ta bojkotojë seancën, sepse në orën 15.00 seanca nuk kishte kuorim për ta përcaktuar seancën e lënë për ditën e nesërme në orën 10.00 të mëngjesit. Por, pavarësisht këtij fakti, seanca e nisur sot, juridikisht nuk konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e trupave të Kuvendit, Kryesisë, përveç nëse Kuvendi vendos ndryshe, duke e parë pamundësinë e krijimit të institucioneve, dhe vendos për shpërndarjen e tij. Pra, meqë një gjë e tillë nuk ka gjasa as minimale të ndodhë tani, koalicioni PAN duhet të kthehet menjëherë në Kuvend dhe të provojë të zgjedhë kandidatin/-ët e tij për kryetar Kuvendi, pasi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i takon partisë apo koalicionit më të madh parazgjedhor.

Kështu, që tashmë është e qartë se koalicioni PAN nuk i ka votat, dhe në mungesë të votave, po synon ta zvarrisë edhe më tej procesin e formimit të institucioneve, dhe që thjesht ta blejë edhe ndonjë deputet, pasi sot ishte e qartë, se koalicioni nuk mund ti kishte më shumë se 60 vota, dhe kandidimi i Kadri Veselit për kryetar Kuvendi mund të digjej, pasi edhe ndonjë deputet nga koalicioni PAN duket se me shumë gjasë nuk do ta votojë, sikurse edhe kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër.

Tashmë për kryetar Kuvendi është e qartë se pretendon deputeti Milaim Zeka, i cili tha se PAN-i duhet ta nxjerrë kandidatin e vet, Kadri Veselin, dhe pas dështimit ta kandidojë vetë atë, Zekën, dhe se ai do ti merr votat.

Pra, situata e sotme zbuloi edhe njëherë mangësitë apo gabimet logjike të Gjykatës Kushtetuese kur kishte bërë interpretimin e krijimit të institucioneve tri vjet më parë.

Kjo zbulon edhe gabimin e madh dhe të pafalshëm, të atyre deputetëve që votuan dhe mundësuan zgjedhjen e Hashim Thaçit president, që ka treguar hapur se nuk do të respektojë as vendimet e favorshme për PAN-in të Gjykatës Kushtetuese, se do të pamundësojë zgjedhjen e një koalicioni tjetër, që mund ta bëjë VV dhe LDK.

Po ashtu po dëshmohet se presidenti është vënë në mbështetje të grupeve të dyshimta, që origjinën e kanë në krim të organizuar dhe jo në politikë.

Kjo situatë tregon po ashtu, se sa Kosovës i mungon zbatueshmëria e ligjit, pasi do të kishim pasur një situatë krejt tjetër, ku shumë nga deputetët dhe politikanët do të kishin qenë në burg, dhe lojërat e ulëta politike nuk do të vinin në shprehje. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...